A do e prishë dasmën e Brikenës dhe Mateos? Rogerti paralajmëron…
April 6, 2026Mbrëmjen e sotme, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5” do të organizohet dasma mes Brikenës dhe Mateos. Ceremonia u konfirmua përmes një zarfi të bardhë të mbërritur mëngjesin e kësaj të hëne. Ditën e sotme hyri një zarf i bardhë në shtëpi, ku banorët lajmërohen për dasmën që do organizohet në darkë.
Mateo dhe Brikena nisën menjëherë të bisedonin se kë do ftonin dhe kë nuk do ftonin te dasma e tyre.
E mesa duket edhe kjo dasmë e dytë e këtij edicioni të pestë të reality show-t nuk do të kalojë qetë, pa tension.
Para organizimit të dasmës, banorët janë përfshirë në diskutime dhe përplasje, ku në qendër të vëmendjes ka qenë Rogerti. Ai ka bërë një paralajmërim të drejtpërdrejtë, duke lënë të kuptohet se prania e tij në këtë ceremoni nuk do të jetë aspak e zakonshme.
“Kjo është për fjalimin tim. Si më ftuat apo s’më ftuat, unë do ta prish dasmën”, iu drejtua Rogerti çiftit kur po bisedonin për ftesat dhe Mateo iu përgjigj:
“Të pyeti njeri ty? Prishe”.
Debati mes tyre ka vijuar me tone edhe më të forta, duke shtuar dyshimet se situata mund të dalë jashtë kontrollit gjatë mbrëmjes.
“Do ta prish pra”, shtoi Rogerti dhe Mateo iu kundërpërgjigj:
“Çka kujton, që do të fitosh ndonjë pikë?”.
“O vëlla, do ta prish dasmën me fjalim, o zotni. Do të mbaj një super fjalim për ju të dy dhe nuk do të ma prishësh këtë radhë”, shtoi Rogerti më pas.
Nga ana tjetër, Mateo është shfaqur i vendosur, duke e kundërshtuar hapur këtë ide dhe duke lënë të kuptohet se nuk do ta lejojë një ndërhyrje të tillë gjatë ceremonisë.
“Po ta them edhe njëherë, nuk e mbaj fjalimin unë aty”, i tha Mateo.
Rogerti sapo mori vesh se do të ketë dasmë u shpreh se do të jetë daja i Brikenës, duke i kujtuar asaj historinë që Mateo ka treguar për dajat e banorës.

revista.one/


