4 finalistët për çmimin e madh 100 mijë euro/ Selin e zbulon njërin përmes Kutisë së Pandorës
April 11, 2026Miri është finalisti i tretë i Big Brothee VIP Albania 5. Vendimin e publikut e zbuloi Selin përmes kutisë së pandorës.
Miri i bashkohet Selinës dhe Mateos në finalen e madhe të 18 prillit.
Me batutë, opinionisti Arbër Hajdari “uroi” Monika Kryemadhin, të cilës i tha: “Kur prisni vizita”.
”Ironi e fatit është që emrin tim e lexoi Selin”-tha Miri.
Ndërkohë, “luftohet” edhe për një vend në finale. Brikena dhe Rogerti, njëri prej tyre do t’i bashkohet finalistëve, dhe tjetri do të shkojë në shtëpi.
Mes Brikenës dhe Rogertit, publiku vendosi që ky i fundit të shkonte në finalen e madhe të 18 prillit.
revista.one/


