“U bëj thirrje shokëve të tu të jenë gati”, Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon

“U bëj thirrje shokëve të tu të jenë gati”, Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon

April 14, 2026 0

Edhe pse është java vendimtare e finales së Big Brother VIP Albania 5, tensionet brenda shtëpisë po vazhdojnë të rriten dhe përplasjet janë bërë më të ashpra se kurrë.

Atmosfera në shtëpi duket gjithnjë e më e ndezur, duke treguar se gara për çmimin e madh është në kulmin e saj dhe çdo ditë sjell konflikte të reja mes finalistëve.

Së fundmi në qendër të vëmendjes është një debat i fortë mes Rogertit dhe Mateos.

Në një video që po qarkullon online dhe që është cilësuar nga ndjekësit si një ‘kërcënim i drejtpërdrejtë’, Rogerti dëgjohet duke iu drejtuar Mateos me tone të ashpra dhe paralajmëruese për situata jashtë shtëpisë.

Ai shihet duke u ngritur në këmbë dhe duke u betuar, ndërsa thotë: “Për këtë kryq, kam me ardh me racën time te palestra, i bëj thirrje shokëve tu të jenë gati kur të vij unë”.

Ky moment ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, duke u komentuar gjerësisht nga ndjekësit e formatit, veçanërisht për gjuhën e përdorur dhe intensitetin e debatit mes dy finalistëve.

Kjo ndër tjerash është parë si një lloj kërcënimi i Rogertit për Mateon.

revista.one/