“Unë si Shote Galica”, Selin për lojën e saj në BBV: Kam bërë një gafë…”
April 16, 2026Diskutimet brenda dhe jashtë “Big Brother VIP Albania” po vazhdojnë të përqendrohen te dinamikat e marrëdhënieve mes banorëve, sidomos në këtë fazë finale të spektaklit. Gjatë intervistës në Big Brother Radio, Top Albania Radio, moderatori Blendi Salaj ka intervistuar finalisten Selin.
Blendi: Je e vetmja vajzë në finale, a kanë ndryshuar sjellje meshkujt e shtëpisë këtë javë?
Selin: E kam quajtur veten Shote Galica dhe kështu kam qenë! Një burrneshë mes burrave! Kam patur edhe probleme shëndetsore, Rogerti më ka qëndruar afër pak më shumë. Sa i takon garës… Ka qenë po e njëjta, asnjë ndryshim nga ata.
Blendi: A ka diçka që nuk do të doje ta kishe bërë?
Selin: Fjalë të thëna, veprime… po kam bërë gabime. Jam ndier keq, por edhe jo, sepse nuk e kam kufizuar veten. Do të doja të tërhiqja mbrapsht një nga situatat më të përfolura të ditëve të para, nuk dua të përmend. Përballja me Juelën më ka nxjerrë në pah një pjesë të errët të natyrës sime.
E treta… Krahinizmi… një frazë e gabuar! Jo një mendim i imi për atë krahinë, ishte një gafë që do ta vuaj.
Blendi: Cfarë nuk ka kuptuar publiku nga ti?
Selin: Më kanë quajtur arrogante … Po në ndonjë sitiuata kam dalë si e tillë, por jashtë nuk jamë e tillë. Jam e çiltër, pozitive… Këtu brenda kam dashur të mbijetoj, ndaj jam shfaqur kështu. Ata që më kanë kuptuar… Do të jemi miq edhe jashtë.
Heqim Gimbon… Marrëdhëniet me djemtë i kam pasur të mira. Me Juxhinin, Kristin, Shëndritin, sidomos me ta. Momentet më “funny” lidhen me ta.
Blendi: Si ndihesh në këtë fazë të lojës?
Selin: Miks emocionesh, loja ka patur ulje-ngritjet e veta. Ndjej mall për familjen patjetër. Garë e frortë, por kam ende energjite e fundit. Kam shpresë, ndjesi e veçantë, shpresoj te jem unë fituesja. Publiku e ka parë që jam 100% e vërtetë, kam arritur të tregoj të gjitha ngjyrat e mia. Nuk i kam vendosur vetes limite.
Blendi: Po nëse do të takoje Selinën e ditës së parë, çfarë do t’i thoje?
Selin: Jo çdo gjë është siç e mendon. Duhet të tregosh kujdes, shumë… Kjo është këshilla që do ti jepja vetes më 20 dhjetor. E kisha marrë lehtë. Nuk e dija sesi gjërat aq lehtësisht mund të merrnin konotacione të gabuara.
Blendi: Nëse do e bëje prapë nga fillimi?
Selin: Nuk do ta bëja njësoj!
Si është ndjerë Selin në marrëdhënien e saj me Mirin dhe Rogertin?
Patjetër që më ka ardhur keq dhe mendoj se nëse nuk do ishte keqinterpretuar kjo marrëdhënie deri në atë pikë që ne jemi ndarë nuk është se ka patur një rezultat ortakëria jonë, por ka qenë një mbështetje shumë e mirë që Miri më ka dhënë mua në disa situata të vështira dhe të njëjtën gjë ka pasur edhe Miri nga ana ime. Por që më ka ardhur ekstremisht keq për mënyrën se si u trajtua dhe se si u morë e gjithë qasja ime në mënyrë të gabuar, patjetër që më ka ardhur shumë keq edhe më ka kushtuar dhe kur them më ka kushtuar, më ka kushtuar energji dhe ndoshta qëndrimin tim këtu brenda. Ka patur momente që e ka dyzuar përpara një njeriu që është i gatshëm të bëjë këtë gjë për lojën.


