KUSH E FITON BIG BROTHER VIP ALBANIA 5? Ledion Liço: Vitin tjetër do të…
April 18, 2026Moderatori i “Big Brother VIP”, njëkohësisht edhe drejtori i Top Albania Radio, Ledion Liço, ka ndarë ekskluzivisht në “Goca dhe gra”, emocionet e finales së këtij edicioni të pestë.
Ai ka zbuluar disa momente kyçe nga “Big Brother VIP 5”, duke u ndalur tek momentet e vështira dhe emocionuese.
Teksa premtoi një mbrëmje emocionuese dhe të mbushur me surpriza, Ledion Liço, zbuloi nëse do të jetë vitin tjetër nën drejtimin e programit më të ndjekur në Shqipëri.
“Finalet e Big Brother janë një gërshetim i vazhdueshëm i show-t dhe emocioneve. Është e pamundur të mos ketë show, sepse është finale, por është e pamundur të mos ketë emocion kapaku i të gjithë këtyre muajve emocionuese, gjithë historive që banorët kanë treguar aty brenda, qoftë ajo që lidhet me rrugëtimin brenda shtëpisë, qoftë ajo që lidhet me jetën e tyre jashtë.
Ky Big Brother falë Zotit, dhe të punës së të gjithë atyre që kanë punuar, ka qenë një Big Brother i balancuar mes gjithçkaje. Ka pasur çdo gjë që duhet të ketë një Big Brother, dhe pavarësisht se është në sezonin e tij të pestë, ka dhuruar po aq lojë saç na ka dhuruar edhe ndjenja.
Momente kyç të këtij edicioni, momente si dalja e Rogertit nga shtëpia, momente si deklarata e nënës së Selin, kanë qenë momente të sikletshme të cilat duhet t’i menaxhoje live. Natyrisht që në Big Brother në përgjithësi mbaj qëndrime, për ato që besoj, jo për ato që janë, njerëzit duhet ta kuptojnë një herë e mirë, që kjo për mua është punë, nuk është jeta ime. Një moment tjetër që nuk ka lidhje me lojën, por me emocionet, ka qenë takimi i Malit me të atin. Ka qenë një moment i vështirë për tu menaxhuar në mënyrë të drejtë për të gjithë palët.
Mua do të më pëlqente gjithmonë një fitues i cili lë një shije të mirë, që mundohet ta ndryshojë botën për mirë. Big Brother përfaqëson një pjesë të madhe të tortës së shoqërisë. Unë mendoj që shoqëria shqiptare sot është në një udhëkryq të madh, mendoj që kemi humbur disa nga vlerat tona kryesore, të cilat duhet t’i rikthehemi. Mendoj që ka vend kryesisht për më shumë dashuri. Po do të jem vitin që vjen, shihemi”, tha Liço.

Pas një rrugëtimi prej 120 ditësh, 4 finalistët e reality show-të më të madh në Shqipëri, Mateo, Rogert, Miri dhe Selin do të përjetojnë natën më emocionuese të këtij edicioni, me surpriza dhe momente të paharruara.
Produksioni i BBVA po punon me profesionalizëm deri në detaje për të sjell tek publiku një spektakël madhështor, që premton të na mbajë mbërthyer para ekranit deri në orët e para të mëngjesit.
Regjisori Ergys Lubonja zbulon disa nga risitë e finales, një natë magjike, që do ti shtohet dhe një studio tërësisht e re.
“Gjëja më kryesore është që janë surpriza të personalizuara për çdo konkurrent finalistë. Për herë të parë në Shqipëri punohet me 7 regji njëkohësisht, pra janë 4 regji në shtëpi dhe 3 regji që do të jenë këtu. Pas shpatullave të mia, aty është ndërtuar komplet një studio e re që me hapjen e ledwall ju do të shihni krejt nje realitet të ri aty dhe çdo gjë mendoj se do të jetë në lartësinë e duhur. Gjej rastin t’i falënderoj pafund jemi mbi 400 vet këtu qe po bëjmë prova, po mundohen të gjithë për të dhuruar një spektakël të paharrueshëm. Vetëm të rrinë para ekranit në orën 21:00, do të shohin një magji”, tha regjisori i BBVA5, Ergys Lubonja.
Gjithçka është gati. E vetmja pyetje që mbetet: KUSH E FITON BIG BROTHER VIP ALBANIA 5?
revista.one/


