“Krevati me Selin më rrëzoi të gjitha planet”/ Miri rrëfen momentet më të bukura
April 19, 2026Në klipin përmbledhës të rrugëtimit të tij në Big Brother VIP, Miri ka rrëfyer disa nga momentet më të bukura, por edhe të vështira në shtëpi.
Ai u shpreh se emocionin më të madh e ka përjetuar kur ka takuar vajzën e tij, ndërsa nuk harroi të përmendte edhe takimin me Landin e ‘West Side Family’.
Nga ana tjetër, banori u shpreh se aty ka hyrë si ‘Miri i West Side Family’, por do të dalë si ‘Miri më i miri’.
Një gjë që e kam mësuar në BB, është qetësia. Në shumë situata të forta, duhet të jesh shumë i qetë, reflektues dhe mos të jesh ofendues. Duhet të rrezatosh mirësi. Unë hyra i pari, shpresoj me këmbë të mbarë. Sa hapa derën e shtëpisë, kam hyrë në një botë sa reale, aq surreale. Do më shihnin miliona sy. Se kisha menduar asnjëherë që do kisha situatën e parë, mu rrëzua të gjitha planet.
Kur Kristi tha do flini me një krevat të dy me Selin, thash këtu do fillojë loja. Sa më fortë të fryjë furtuna, aq më ballas duhet t’i dalësh. Kur u ndava nga loja me Selin, krijova 2 fronte, i imi dhe ai që kisha përballë. Doli i pabesë, e kisha parashikuar që do dilte i tillë.
BB më ka sjellë edhe të bërit shoqëri. Emocioni më i madh ka qenë surpriza me gocën. Ka kafshuar me veten të gjithë emocionin. Kur u përqafuam ajo dridhej e tëra. Mendova që duhet ta vazhdoj rrugëtimin edhe më të fortë. Kur u fut Landi, ai është një nga personat që më mbështet. E kam vëlla. Kam mësuar që në jetë duhet t’i kthesh situatat e vështira në forcë. Do më mungojë ajo zilja e mëngjesit të BB. Kam treguar Mirin me të mirat dhe të këqijat e tij. Hyra si Miri i West Side Family. Do dal si Miri më i miri, por Miri i vërtet”, u shpreh Miri.
revista.one/


