Vanesa komenton takimin me vëllain në Ferma VIP…

Vanesa komenton takimin me vëllain në Ferma VIP…

April 23, 2026 0

Në spektaklin e së hënës të “Ferma VIP”, tre konkurrente Vanesa, Malbora dhe Soni  u surprizuan me takimin e vëllezërve të tyre, në një moment të mbushur me emocione.

E para që fitoi sfidën ishte Vanesa, e cila përqafoi dhe puthi të vëllanë sapo u takuan. Ky moment u bë menjëherë viral dhe u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, për shkak të mënyrës së puthjes së tyre.

Ndërkohë sot, gjatë një bisede me Malborën, Vanesa e rikujtoi situatën duke thënë se emocioni e kishte bërë të mos mbante mend mirë gjithçka që kishte ndodhur.

Gjysmat nuk i mbaj mend çfarë kam folur me vëllain. Në fillim kur shkova e kam puthur… siç e puth unë, në buzë. Pastaj kam ndenjur dhe kam menduar, thashë kot e bëra,” u shpreh ajo.

revista.one/