Selin tregon të pathënat nga BB VIP 5: Gimbon do ta zgjidhja në këtë jetë dhe në tjetrën
April 24, 2026Për herë të parë në “Goca dhe Gra” është zbuluar një vizatim i Selin, fitueses së “Big Brother VIP 5”. Teksa asaj gjatë kohës që kanë qenë në izolim, disa orë përpara futjes në shtëpi, asaj i është kërkuar të vizatojë diçka, e ajo ka zgjedhur të bëjë diçka për fitoren.
Selin Bollati duke qeshur u shpreh se nuk ka ditur të vizatojë, por ishte krejt spontane vizatimi i saj si fituese në podin final.
“Po qesh se nuk di të vizatoj, ka qenë gjëja e parë që më ka ardhur në mend. Pa dashur, por e kam manifestuar, në një mënyrë ose në një tjetër”, u shpreh Selin në studio.

Fituesja e këtij edicioni ka treguar se është mirënjohëse që ka takuar secilin prej tyre.
Selin Bollati ndër të tjera uroi që ish-banorët të jenë duke realizuar qëllimet që kanë pasur gjatë hyrjes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Sinqerisht dhe është shumë e sinqertë, Selini sot është ajo që është shumë mirënjohëse dhe shumë e lumtur që ka takuar gjithsecilin prej tyre. Kanë qenë pjesë e jetës sime, i uroj gjithë më të mirat për secilin prej tyre dhe shpresoj të jenë duke arritur qëllimet e tyre”, u shpreh Selin.
Ajo ka deklaruar se tiparet e Gimbos i ka manifestuar në partnerin e ardhshëm. Ajo shtoi gjithashtu se ka menduar që fitoren nuk do ta merrte ajo, por Mateo.
“Unë jam një njohëse jo shumë e mirë e manifestimit, por Gimbon, tiparet i kam manifestuar tek partneri im i ardhshëm, por në asnjë moment nuk jam ndjerë aty brenda që mund të jem unë fituesja e BBV. Unë mendoja që do ta merrte Mateo, duke marrë parasysh personat që ishin brenda. Brenda asaj loje një tipar që të tregon fitues është durimi”, u shpreh Selin.
Sa i përket romancës me Gimbon, Selin u shpreh se fillimet kanë qenë të vështira, por do të zgjidhte sërish atë partner.
“Marrëdhënia me Gimbon nga izolimi ishte në fije të perit për të mos ndodhur kurrë, isha shumë skeptike nëse do t’i besoja asaj marrëdhënie aty brenda.
Kam qenë kurioze çfarë mendonte familja, kur mora konfirmim me dron nga familja aty jam afruar me të. Gimbo është djalë fantastik, tiparet do t’i zgjidhja edhe jashtë atyre mureve, në këtë jetë dhe në tjetrën”, u shpreh Selin.

revista.one/


