Surprizë nga vajzat e saj me dron, Moza Ahmeti shpërthen në lot

Surprizë nga vajzat e saj me dron, Moza Ahmeti shpërthen në lot

April 24, 2026 0

Shkrimtarja Moza Ahmeti ka marrë një surprizë mjaft emocionuese në “Ferma VIP”. Vajzat e saj, Luka dhe Eir, i kanë dërguar një mesazh përmes një droni, duke i shprehur dashurinë dhe mbështetjen nga jashtë.

“Mami të duam çmendurisht”, shkruhej në dedikimin e tyre, një moment që ka prekur thellë shkrimtaren e që nuk i ka mbajtur dot lotët.

Teksa ka ndarë këto momente me përqafime me disa nga fermerët, Moza u është drejtuar vajzave të saj me fjalë prekëse: “Pranoni çmendurinë time. O yjet e mia. Zoti ju ruajt. Ruaj o Zot se unë nuk i ruaj dot”.

revista.one/