“Qysh e le burrin të shkojë te ish-partnerja në emision?” – reagon bashkëshortja e MC Kreshës
May 10, 2026Në emisionin Prive By Liberta Spahiu, në rubrikën “Koment për Koment”, ishte e ftuar Erzina, bashkëshortja e reperit MC Kresha.
Intervista e fundit e artistit në “Goca dhe Gra”, ku u përball edhe me ish-partneren e tij Rozana Radi, kishte ngjallur shumë reagime në rrjet, duke e bërë temën mjaft të komentuar.
Erzina u pyet për komentet që qarkulluan online, veçanërisht për atë që u tha në formë ironike: “Si e le burrin të shkojë te ish-partnerja në emision?”.

Erzina foli edhe për programin “Goca dhe Gra”, duke thënë se e pëlqen formatin dhe madje shprehu dëshirën për të qenë edhe vetë e ftuar një ditë.
Në fund, ajo komentoi edhe faktin që Rozana Radi ka filluar të ndjekë markën e saj “Meraki” në rrjete sociale, duke u shprehur me respekt dhe pa ndonjë tension, se nuk e sheh këtë si problem dhe se për të marrëdhëniet mes grave duhet të jenë të qeta dhe pa rivalite

Gjatë intervistës, vëmendje të veçantë mori sjellja e Rozanës në studio, ku ajo u pa më e rezervuar, duke mos ndërhyrë dhe duke shmangur kontaktin vizual në disa momente, gjë që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.
Sipas raportimeve të Prive Klan Kosova, Rozana Radi nuk ka qenë në dijeni paraprakisht se MC Kresha ishte i ftuar në emision.
Ajo është informuar vetëm pak minuta para nisjes së programit, duke sqaruar edhe deklaratën e saj gjatë emisionit se nuk është ajo që i fton mysafirët.
Kjo situatë ka sjellë shumë diskutime online, ku ndjekësit kanë analizuar çdo detaj të komunikimit dhe sjelljes së tyre gjatë intervistës, duke e kthyer episodin në një nga momentet më të komentuara të emisionit.
revista.one/


