Nuse në Gjakovë, Fabjola zbulon si e priti familja Adionin: Ai tha vi nesër dhe e zyrtarizojmë

Nuse në Gjakovë, Fabjola zbulon si e priti familja Adionin: Ai tha vi nesër dhe e zyrtarizojmë

May 18, 2026 0

Pas largimit nga “Ferma VIP”, Fabjola Elezaj ka reaguar për herë të parë në “Ferma Club”, duke folur për eksperiencën e saj, debatet brenda shtëpisë dhe raportin me Adin.

“Ferma ishte eksperiencë e bukur, disa momente ishin jo të bukura. Por më shumë kam marrë sesa kam dhënë aty. Duhet të digjesh që të jesh një yll. Unë u dogja, u poqa.” u shpreh ajo.

Fabjola foli edhe për debatet që çuan në largimin e saj nga formati, duke sqaruar se nuk e kishte personalisht me moderatoren Arbana Osmani.

“Unë në ansjë moment nuk e kam patur me Arbanën. Personit të parë që do mu drejtonte nga studio do i thoja atë fjalë. Arbana përderisa nuk është personazh brenda nuk kishte pse të hynte në debat. Sepse përfshiu miqtë e saj”, u shpreh Fabjola.

Ajo reagoi edhe ndaj Ermal Mamaqit, pas publikimit të një videoje të saj në rrjetet sociale: “Ti merresh me një vajzë 23-vjeçare, ndërsa një gruaje tjetër që tha të njëjtën fjalë i the bravo.

Në fund, Fabjola pranoi se gjendja e saj psikologjike brenda fermës kishte qenë e rënduar. “Kam qenë shumë keq psikologjikisht. Më është dashur t’u them njerëzve ‘mos shani’. Por shyqyr që dola dhe jam shumë mirë jashtë.

Historia e dashurisë mes Ola Elezaj dhe Adionit, që në fillim u duk si një lidhje e vështirë për t’u pranuar nga familja, është kurorëzuar tashmë në një fejesë pas përfundimit të rrugëtimit në “Ferma VIP”.

Ola tregoi se gjithçka u zyrtarizua menjëherë pas daljes nga reality show.

“Adin e kishin pranuar dhe familja ime kishte një simpati shumë të madhe për të, që as unë nuk e prisja. Folëm në telefon dhe menduam nëse do vazhdonte apo jo. Ai tha: ‘Nesër vijmë dhe e zyrtarizojmë’,” rrëfeu ajo.

Ajo komentoi edhe hyrjen e vëllait të saj në fermë, duke mbrojtur veprimin e tij: “Vëllai im kishte të drejtë 100%. Ka bërë gjënë e duhur në atë moment.Unë nuk ja shpejgoja dot aty që është e vërtetë me Adin. Dolëm jasht dhe e vërtetuam“.

Sipas Olës, lidhja mes tyre ishte kuptuar që brenda fermës, ndërsa tani çifti po jeton bashkë në Kosovë.

“Unë dhe Adi e kishim kuptuar nga brenda. Tani erdha nga Gjakova. Është shumë bukur. Po jetojmë atje,” tha ajo.

Megjithatë, ish-fermerja pranoi se eksperienca në “Ferma VIP” ka qenë e vështirë emocionalisht dhe se shpesh është penduar për hyrjen në format.

Jam penduar shumë dhe nëse do e ktheja kohën pas, nuk do kisha hyrë në Ferma VIP, sepse isha shumë rehat. Por ndodhi për një arsye, që të njihja Adionin,” u shpreh Ola.

Ajo shtoi se nga fermerët i mungojnë më shumë Visi dhe Romiri, ndërsa theksoi se eksperienca në fermë i ka zbuluar anë të karakterit që nuk i njihte më parë.

Ola Elezaj ka folur hapur për raportet brenda shtëpisë dhe debatet me disa prej fermerëve, duke sqaruar se nuk ka pasur konflikt personal me Mozën.

Moza më anashkalonte javët e fundit. Unë e vlerësoj shumë si poete dhe shkrimtare. Nuk e kam me Mozën, por me atë që ajo përfaqësonte në ato momente. Njeriun e dhunshëm, njeriun ofedues. Unë e kam me idealet. Marrëdhënie të mira nuk do mbaj me shumicën. Duhet të pres të dalin jashtë, sepse shumica nuk janë të vërtetë” u shpreh ajo.

Pas përfundimit të formatit, ajo është parë në rrjetet sociale duke darkuar me disa ish-fermerë, përfshirë Donën, Akilin dhe sigurisht Adionin. Për këtë Ola ka folur në Ferma Club duke shprehur se nuk është dakord me largimin e rinisë dhe mënyrën e gjykimit të publikut.

Na nxorën ne që jemi të rinj dhe mund të gabojmë, ndërsa ata me më shumë eksperiencë nuk u gjykuan njësoj. Nuk më duket e drejtë që gjykohet rinia. Ajo shtoi se kjo qasje, sipas saj, reflekton edhe një problem më të gjerë social: “Prandaj shumë të rinj po ikin nga Shqipëria, sepse nuk tolerohen gabimet.”

revista.one/