Në nominim kokë më kokë, kush u largua nga Ferma Vip mes Henrit dhe Blerinës?

Në nominim kokë më kokë, kush u largua nga Ferma Vip mes Henrit dhe Blerinës?

May 22, 2026 0

Pas fitores së sfidës ditën e hënë nga Bujaka, Hneri dhe Blerina shkuan në një televotim kokë më kokë. Prej disa ditësh, publiku kishte kohë të votonte se kë dëshironte të largonte.

Me shumicë votash, publiku vendosi që fermeri që duhet të largohet është Henri, duke humbur mundësinë për të fituar çmimin e madh.

Kete mbremje Henri ka ndarë historinë e tij, ku ka rrëfyer vështirësitë por edhe sfidat në jetën e tij. Divorci i prindërve ka lënë gjurmët e veta, ndërsa Henri theksoi se raportet me babain e tij i ka shumë të mira. Ai ka jetuar me nënën dhe dy vëllezërit, por që kur prindërit i janë ndarë, nuk janë bërë më bashkë asnjë herë. Dhe dalja edhe për një darkë të gjithë si familje, është një nga dëshirat e Henrit.

Fermeri u surprizua nga nëna e tij dhe dy vëllezërit, ndërsa babai nuk kishte pranuar të ishte i pranishëm, por i kishte dërguar një video mesazh, në të cilin i shprehte gjithë mbështetjen e tij.

Pas ditësh të mbushura me strategji, debate dhe tensione të forta në fermë, rezultati i televotimit vulosi fatin e Henrit. Me shumicën e votave të publikut, ai ndërpreu rrugëtimin në “Ferma VIP 3”.

Pak para largimit, spektakli rezervoi edhe një nga momentet më emocionale të mbrëmjes. Henri u surprizua nga nëna dhe dy vëllezërit, ndërsa përmes një videomesazhi erdhi edhe mbështetja e babait të tij. Fermeri rrëfeu plagën që divorci i prindërve i ka lënë në jetë, duke treguar se një nga dëshirat më të mëdha mbetet rikthimi, qoftë edhe për një darkë të vetme, i gjithë familjes së bashku.

Ndërkohë, tensionet mes Blerinës dhe Bujakës vijuan të dominojnë debatet e kësaj mbrëmje. Përplasjet mes tyre kanë kaluar në tone të ashpra, me akuza dhe ofendime të ndërsjella.

Një tjetër histori që mori vëmendje gjatë mbrëmjes ishte dinamika mes Indrit, Vanesës dhe Klevisës. Pas largimit të Vanesës dhe hyrjes së Klevisës në fermë, marrëdhëniet mes fermerëve duket se kanë ndryshuar ndjeshëm. Indri, i cili kishte krijuar një afrimitet të dukshëm me Vanesën, surprizoi të gjithë kur kërkoi të shkruante një letër për të.

Në mungesë të Vanesës dhe për transparencë të publikut moderatorja Arbana Osmani së bashku me Indrin vendosën që letra të lexohet të hënën në prani të Vanesës.

Në fund të mbrëmjes erdhi edhe një tjetër vendim i rëndësishëm për lojën. Të gjithë fermerët, përveç Sonit që mban rolin e kryefermeres, pas sfidës së vendosur nga Agai e cila nuk pati asnjë fitues, shkuan automatikisht në nominim deri të hënën. Tashmë publiku do të ketë sërish në dorë fatin e fermerëve, duke shpëtuar të preferuarit e tij, ndërsa më pak të votuarit do të përballen me një tjetër sfidë vendimtare në garë.

revista.one/