Indri letër Vanesës, çfarë shkruhet në të, opinionistët: Ke dy orë kohë…
May 22, 2026Dalja e Vanesës nga Ferma Vip dhe hyrja e Klevisës duket se kanë ndryshuar rjedhën e ngjarjeve në Ferma Vip Indri, i cili krijoi një raport me Vanesën, ka pasur ditët e fundit një afrimitet me Klevisën.
Gjatë orëve të fundit, ai ka kërkuar që ti shkruaj një letër Vanesës, por përmbajtja e saj nuk është bërë ende i ditur.
“Indri ka kërkuar të shkruaj një letër për Vanesën dhe kjo letër do të jetë publike për transparencë. Është një letër që vjen në një eksperimet, në një reality show. Këtë letër, ne ja kemi treguar Vanesës dhe e kemi ftuar që të vijë në program. Vanesa na ka kërkuar që ta presim deri të hënë. Dëshiron të presësh deri të hënë apo përmbajtjen e saj ta lexoj e ajo ta dëgjoj ku është”, tha Arbana.
Moderatorja e pyeti Indrin nëse do ta presë të hënën për të lexuar letrën, kur edhe Vanesa të jetë prezente në spektkël. Aktori u përgjigj:
“Lexoje e Vanesa ta dëgjojë. Publiku na ka ndjekur që prej fillimit dhe ka të drejtën të dijë përmbajtjen e letrës. Por nëse publiku do e marrë vesh, atëherë mund të presim edhe deri të hënë”
Por kurioziteti për përmbajtjen e letrës është mjaft i lartë, jo vetëm për publikun, por edhe për opinionistët, të cilët këmbëngulën disa herë që të kontaktonin me Vanesën dhe të mësonin se çfarë shkruhej në të.
Mes batutash, Ermal Mamaqi tha: “Vanesa, ke dy orë kohë të vish në studio kudo që të jesh”.
Nderkohe, Indri u është përgjigjur akuzave të Sarës, e cila u shpreh se pas daljes së Vanesës, aktori po lë hapësira për afrimitet me Klevisën.Indri thotë se e ka kuptuar më parë që Sara nuk ka qenë e sinqertë dhe e ka përdorur Vanesën, teksa shton se kjo e fundit është treguar naive.
“Unë nuk e kam besuar kurrë që është shoqja e ngushtë e Vanesës. Unë i thosha Vanesës me tendencë që të rrinte larg dhe i thosha që jemi unë e ti këtu brenda. Sara e ka përdorur Vanesën pasi ka parë tek ajo një person të pastër, që mund të jetë treguar edhe pak naive. Maska po bie dhe unë hapa sytë”, tha Indri.
Sara, nga ana tjetër iu përgjigj:
“Është një manipulator profesionist. Unë nuk i kam treguar Indrit si të sillet, por reagimin si shoqja e Vanesës do e kem”.

Pas daljes së Vanesës, Indri ka ndryshuar dhe nuk është aspak real. I këtij mendimi ka qenë Sara, e cila krijoi një afrimitet shumë të afërt miqësor me Vanesën.
Sara ka pasur gjatë këtyre ditëve diskutime të vazhdueshme me Indrin, dhe shkak për këto janë bërë veprimet e aktorit dhe afrimiteti i tij me Klevisën.
Por sipas Sarës, në pozitat ku është, Indri thjesht po tenton të shtyjë e ndonjë javë më tepër, ku thekson se atij i ka “humbur busulla”.
“Kur ka qenë Vanesa këtu jam kursyer shumë për mendimet e mia këtu, që shpesh herë mund të mos kenë qenë pozitive për Indrin. Nuk kam ndikuar kurrë tek marrëdhënia e tyre. Edhe në javën e fundit që kam parë disa gjeste që nuk më kanë pëlqyer, prap së prapë Vanesës nuk i kam thënë gjë sepse nuk kam dashur të jem personi që futet në mes, duke e ditur që Vanesa lëndohet në këtë situatë.
Pas daljes së Vanesës kam parë një shkëputje totale të Indrit që kam parë kur ishte Vanesa, në Indrin që unë po njoh tani dhe unë nuk e di se kush është Indri real. Unë kam dëgjuar disa komente kundrejt Klevisës që mu dukën të tepërta dhe nuk është norale kur ke dikë jashtë që je i lidhur dhe të pret. Unë si shoqe e Vanesës i shikoj më afër zemrës këto veprime. Më duket sikur i ka humbur busulla dhe po e kërkon në çdo cep. Për personat që nuk kanë një shtyllë kurrizore dhe nuk mbajnë një qëndrim, nuk i kam qejf. Indri nuk është real dhe do të mbijetojë na një javë më shumë”, tha Sara.

revista.one/


