Vrau gruan se kërkoi divorcin, gjykata e Elbasanit jep “arrest në burg” për ish-policin
May 8, 2021Gjykata e Elbasanit vendosi arrest në burg për 58-vjeçarin Koço Buzo. Ky dy ditë më parë ekzekutoi bashkëshorten e tij Liljana Buzo në prezencë të djalit. Ishte momenti kur viktima doli nga gjykata në seancën e divorcit. Pasi dëgjoi pretencën e prokurorit Petref Asllani, gjykatësi Bujar Musta duke vlerësuar ngjarjen e rëndë, vendosi që ta linte 58-vjeçarin në burg.
Si ndodhi ngjarja?
54-vjeçarja sapo kishte mbaruar seancën për procesin e divorcit, kur bashkëshorti, i cili po e priste jashtë. Ai i është afruar dhe ka qëlluar fillimisht me thikë dhe më pas e ka qëlluar 7 herë me kallashnikov pas shpine. Sapo ka ndodhur ngjarja autori është neutralizuar nga personat në rrugë dhe policia duke e arrestuar. Pas krimit 58-vjeçari ka thënë se gruaja donte që të ndahej prej tij dhe këtu kishte nisur zanafilla e konfliktit. Ai thotë se i kishte kërkuar bashkëshortes më përpara që të mos shkonte në gjykatë.
Plumbat kapën edhe dy kalimtarë të . rastësishëm, të dy jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre është me profesion avokat. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe arma e krimit, tip kallashnikov, bashkë një thikë që 58-vjeçari Koço Buzo kishte me vete.
revista.one/