Raporti me Indrin/ Motra e Klevisës: Është shqetësuese, ai është 19 vite më i madh

Raporti me Indrin/ Motra e Klevisës: Është shqetësuese, ai është 19 vite më i madh

May 23, 2026 0

Afrimiteti mes Indrit dhe Klevisës në Ferma VIP vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara, sidomos pas daljes së Vanesës nga ferma. Sjelljet e tyre të afërta kanë ngritur dyshime për një romancë të mundshme, ndërsa debatet janë zhvendosur edhe në studion e Ferma Club

Për herë të parë ka reaguar edhe motra e Klevisës, Sebastiana, e cila ka sqaruar raportin mes tyre dhe ka hedhur poshtë çdo aludim për interes nga ana e motrës së saj.

Klevisa është vajzë e re, mund të ketë disa mangësi në shprehje, prandaj mendoj që është bërë një rrëmujë, një keqkuptim i madh. Flas për situatën me Indrin. Është bërë thjesht një rrëmujë padashje, sepse Klevisa nuk ka dhe nuk do ketë kurrë interes për Indrin, ju a siguroj. Është perceptimi i publikut”, u shpreh ajo.

Në debat ndërhyri edhe Albano, i cili theksoi se diskutimi nuk lidhet vetëm me Klevisën, por me afrimitetin e dukshëm të Indrit pas largimit të Vanesës.

Pyetja është: a ka gjë Indri me Klevisën? Këtë po diskutojmë. Të gjithë po themi që sapo doli Vanesa, Indri u afrua me Klevisën”, tha ai.

Sebastiana pranoi se afrimiteti është vënë re nga të gjithë, por u shpreh e shqetësuar për diferencën në moshë mes tyre.

Distanca që kanë në moshë, shpresoj shumë që Indri të mos ketë interes. Një burrë i moshës së Indrit të ketë një pëlqim për një vajzë 19-vjeçare është shqetësuese. Klevisa aty është komplet vetvetja, siç është në shtëpi dhe me shoqërinë. Nuk ka bërë ndonjë lojë të pisët apo të ketë vënë maskë”, deklaroi ajo.

Gjatë spektaklit të fundit, Klevisa pranoi se jashtë fermës ka një marrëdhënie të lënë pezull, duke lënë të kuptohet se ka ende ndjenja për dikë jashtë.

E ftuar në Ferma Club, motra e saj Sebastiana vendosi të sqarojë publikisht raportin mes Klevisës dhe Indrit.

Albano ngriti dyshimin se fermerja mund t’i ketë dhënë sinjale të paqarta Indrit. “Ndoshta Klevisa i ka dhënë sinjale të gabuara Indrit, padashje. Që ka hapësirë të lindë diçka”, tha ai.

Ndërsa Sebastiana u përgjigj: “Mund të jetë edhe kjo, sepse Klevisa është e vogël. Për marrëdhëniet që ka Klevisa jashtë nuk flas nëse ajo nuk flet vetë. Por po, ka ndjenja për dikë jashtë”.

Ajo u shpreh e prerë se nuk sheh asnjë mundësi që motra e saj të krijojë një raport romantik me Indrin, duke theksuar edhe diferencën e madhe në moshë mes tyre.

revista.one/