Elijona dhe Klodi shijojnë pushimet në Dhërmi, konfirmojnë lidhjen

Elijona dhe Klodi shijojnë pushimet në Dhërmi, konfirmojnë lidhjen

June 7, 2026 0

Dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Elijona dhe Klodi, duket se po e shijojnë në maksimum romancën e tyre, teksa kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë për pushimet e radhës.

Çifti ka ndarë së fundmi fotografi së bashku në rrjete sociale, ku shihen të buzëqeshur dhe më të lumtur se kurre. Pamjet e publikuara kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, me komente të shumta pozitive dhe reagime që i përgëzojnë për lidhjen.

Pas paraqitjeve të shpeshta në publik dhe postimeve të fundit, Eli dhe Klodi po komentohen gjithnjë e më shumë si çifti më i ri i estradës, teksa duket se nuk kanë më asnjë arsye për ta mbajtur të fshehtë raportin e tyre.

Ajo që ra në sy në mesin e komenteve ishte edhe reagimi i ish-banores tjetër të BBVK-së, Ana Ejupi, e cila u shpreh hapur se dyshja është “çifti i saj i preferuar”. Ky koment, për shumë ndjekës, u pa si një “vulë” e bukur mbi raportin e tyre, duke e bërë edhe më të qartë se Elijona dhe Klodi tashmë po e jetojnë publikisht lidhjen.

Pas pushimeve të bujshme në Egjipt, ish-banorja e njohur e Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, ka kthyer sërish gjithë vëmendjen e medieve rozë dhe ndjekësve të saj, këtë herë duke zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar ditë të ngrohta relaksi.

Elijona ka ndarë me fansat në rrjetet sociale momente nga arratisja në Dhërmi, ku ajo që ra menjëherë në sy ishte stili i saj i kuruar dhe i pagabueshëm i plazhit.

Bukuroshja ka shfaqur linjat e saj perfekte trupore përmes një përzgjedhjeje me mjaft shije të bikinive në ngjyra të gjalla, të cilat i ka kombinuar me aksesorë minimalist.

Përtej veshjeve që morën pëlqime të shumta, Elijona ka guxuar duke u shfaqur plotësisht natyrale, pa makijazh dhe me flokë të lagur, një pamje kjo që reflekton freski, vetëbesim dhe lumturi.

revista.one/