Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri kap finalen

Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri kap finalen

June 11, 2026 0

Sara Karaj e ka ndërprerë këtu rrugëtimin e saj në Ferma Vip. Sara e cila u bë pjesë e fermës që nga dita e parë, ka qenë një nga konkurrentet me ambicie për të shkuar në finale dhe për ta fituar.

Ka qenë humbja e dy sfidave, që çuan në një televotim “kokë më kokë” Ilirin dhe Sarën, ku publiku vendosi që kjo e fundit të largohet 3 ditë para finales së madhe.

Në garë për çmimin e madh janë 5 finalistë: Moza, Iliri, Soni, Bujaka dhe Visi.

Njëri prej tyre do të fitojë çmimin e madh, ndërsa 4 të tjerët do të marrin nga 10 mijë euro secili.

revista.one/