Eliminohet Bujaka, ja surprizat e finales së Ferma VIP
June 15, 2026Dj Bujaka, një nga finlistët e Ferma Vip është përlotur nga surpriza emocionuese që ka marrë mbrëmjen e sotme. Bujaka fillimisht pa klipin e udhëtimit të tij, teksa tha: “Një eksperiencë shumë e bukur”. Pas mbylljes se televotimit, Bujaka u rendit i pesti dhe u largua i pari nga gara. Ai rezultoi më pak i votuari nga publiku, duke bërë që të eliminohet dhe të humbasë mundësinë për të fituar çmimin e madh.
Bujaka është larguar nga Kosova bashkë më familjen që kur ka qenë 8 muaj. “Kur kam qenë 8 muaj, familja ime ka udhëtuar nëpër male dhe kemi ikur në Gjermani”, tha Bujaka.
Pas kësaj, fermeri u surprizua përmes një video-mesazhi nga prindërit e tij, që ndodhen në Gjermani. “Na ke bërë shumë krenar. Të kemi ndjekur me shumë emocione. Të duam shumë dhe të urojmë suksese”, thanë prindërit e Bujakës.
Fermeri u përballe me korin e fëmijëve, të cilët kënduan këngën “Udhët e mia” nga Ilir Shaqiri. Pjesë e korit ishin edhe tre fëmijët e fermerit.
“Arbana babin vendose të parin të fitojë, të dytën Mozën”, tha vajza e Bujakës. Surpriza përloti jo pak fermerin, i cili do e mbaj mend gjatë eksperiencën e tij në Ferma Vip.

revista.one/


