Dua Lipa rekomandon “Të lirë” të Lea Ypit si librin e muajit korrik
July 9, 2026Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka rekomanduar librin “Të lirë” (“Free”) të autores Lea Ypi si përzgjedhjen e muajit korrik në klubin e saj të librit, Service95.
Lea Ypi është një autore shqiptare me famë ndërkombëtare, e cila në këtë vepër rrëfen përvojën e saj si fëmijë në Shqipërinë e izoluar gjatë regjimit komunist.
“Lea përshkruan një vend stalinist aq të izoluar politikisht, saqë kishte prishur marrëdhëniet jo vetëm me Perëndimin, por edhe me Bashkimin Sovjetik dhe Kinën. Këndvështrimi i një fëmije e bën këtë realitet të çuditshëm të duket krejtësisht normal. Një kapitull i tërë i librit i kushtohet një kanaçeje Coca-Cola. Në Shqipërinë e Leas, një kanaçe bosh Coca-Cola ishte një simbol statusi; diçka që njerëzit e dëshironin dhe e lakmonin. Nëna e saj kursen para për të blerë një të tillë. Ajo humbet. Mes fqinjëve shpërthen një konflikt. Në kohën kur gjithçka zgjidhet, të gjithë tashmë kanë kaluar te Fanta”.




revista.one/


