“Pse nuk më ftove në dasmë?”/ Pyetjet e Brikenës për Gretën

“Pse nuk më ftove në dasmë?”/ Pyetjet e Brikenës për Gretën

July 16, 2026 0

sh-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Greta Kazazi, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku është vënë përballë disa pyetjeve të Brikena Selmanit.

Në një moment, Brikena e zë në befasi Gretën, pasi i thotë se ‘pse nuk e ftoi në dasmë’, duke iu referuar festës së madhe që bëri me rastin e 25 vjetorit të lindjes.

Greta i tha se ka festuar ditëlindjen dhe ajo ishte e ftuar si gjithë të tjerët. Ndërkohë e pyetur se çfarë dhurate mori nga prindërit e partnerit, Ono, ish-banorja vendosi që të mos tregonte.

Pjesë nga intervista:

Brikena: Desha me të pyetur pse nuk më ftove në dasmë?
Greta: Bëra ditëlindjen jo dasmë. Në ditëlindje ke qenë e ftuar siç ishin të gjithë.

Brikena: Por që ishte një ditëlindje shumë e madhe dhe shumë e bukur. Çfarë të ka dhuruar vjehërria për ditëlindje?

Greta: Tani këto gjëra nuk tregohen të gjitha se janë pak sekrete. Por po, kam bërë një ditëlindje të madhe. Doja të falenderoja të gjithë njerëzit që kanë qëndruar pranë gjatë kësaj kohe, kolegë, familjarë. E kisha vërtetë me qejf 25 vjetorin t’a kurorëzoja kështu. Plus, gjyshet e mia janë në moshë dhe normalisht kishin qejf të shikonin një gëzim te mbesa e tyre, se jetës nuk i dihet.

ak ditë më parë, Greta Kazazi festoi 25 vjetorin e lindjes. Ish-banorja e “Big Brother VIP 5” organizoi një festë të madhe me rastin e ditës së saj së veçantë.

Nga postimet në rrjetet sociale, u vu re se ajo kishte ftuar edhe disa ish-banorë, me të cilët ka patur rrugëtimin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Brikena e pyeti në lidhje me disa personazhe të njohur që nuk ishin të pranishëm te ditëlindja e saj.

Greta u shpreh se DJ Gimbo nuk ka qenë për shkak të angazhimeve në punë. Madje ajo shtoi se edhe Brikena dhe Mateo Borri kanë qenë të ftuar, por për arsye punë nuk ishin aty të festonin me të.

Brikena: Kemi vënë re se Gimbo nuk ka qenë aty, a të ka bërë ndonjë mesazh? Cila është arsyeja pse nuk ka qenë?

Greta: Gimbo ishte në punë, ashtu si ti dhe Mateo e Manushi se ishit në punë. Normalisht angazhimet e punës, ne tani e kemi fluksin.

Brikena: Një gjë tjetër që kemi vënë re është se nuk ka qenë as Arbër Hajdari. Monikën e kishte ftuar, po Arbrin?

Greta: Patjetër. Atëherë, t’a specifikoj, në ditëlindjen time kanë qenë të gjithë të ftuar, pa përjashtim. Edhe Arbri por ka patur punë.

Brikena: Është një pyetje që i gjithë publiku thotë ‘bëja, bëja’, . Meqenëse iu duan shumë si çift ty dhe Onon, duan edhe Selin me Gimbo, a pritet më shumë të bëhet Ono dajë apo Selin hallë?

Greta: Sa pyetje e bukur kjo.

Brikena: Cila pritet më shumë?

Greta: Me thënë të drejtën ia lëmë në dorë Zotit, sepse ai është një peshqesh. Edhe kur të vijë, gjithmonë ne do jemi të lumtur nga të dyja palët.

revista.one/