Tre familjarë nga Kosova vdesin nga helmimi i kërpudhave, jetonin tek Gjiri i Lalzit

Tre familjarë nga Kosova vdesin nga helmimi i kërpudhave, jetonin tek Gjiri i Lalzit

May 8, 2021 0

Zbardhet detaje nga vdekja e tre anëtarë e tëfamiljes Haliti nga Gjilani i Kosovës.  Burime nga policia bënë me dije se 3 familjarët dyshohet se kanë vdekur si pasojë e konsumimit të kërpudhave të helmuara.

Po sipas të njëjtave burimeve, ngjarja ka ndodhur 4 ditë me parë. Mësohet se 3 familjarët jane derguar fillimisht ne spitalin e Durrësit, e me tej per trajtim me te specilizuar në Tiranë.

E para qe ka ndërruar jetë ka qenë nëna e familjes Haliti, më pas djali e nusja e tij. Nga dëshmitë e siguruara nga grupi hetimor thuhet se ata kane mbledbur kërpudha në pyll për t’i konsumuar më pas. Policia nisi hetimet me prokurorine. Familja Haliti kishte blerë një banesë në zonen e Gjirit te Lalzit.
Sakaq policia ka proceduar penalisht për vepren ‘mjekim i pakundesshëm’ dy mjekë të qendres shëndetesore në Manez.

Njoftimi i policise:

Manëz/Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës. Ata jane me detyrë mjek në qëndrën shëndetësore Manëz. Si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe ( famijarë). Paraprakisht dyshohet se këta shtetas kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesë janë helmuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Reagimi nga Kosova

Vdekjen e Elfete, Afrim e Ferzinaze Halitit e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve. Apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit,

revista.one/