Ish-banorja e Big Brother nga Kosova ngacmon Brikenën për Mateon: Ku e ke unazën?
July 20, 2026Ish-banorja e Big Brother nga Kosova, Eljona Binakaj, e ftuar në ‘Top Arena’, ka ndarë detaje nga jeta e saj personale dhe marrëdhënia me ish-banorin tjeter, Klodian Mihaj.
Eljona pranoi zyrtarisht lidhjen e saj me Klodin, ndërsa nuk nguroi të ngacmonte Brikenën për marrëdhënien e saj me Mateon.
Pjesë nga intervista:
Brikena: Shoh që në dorë ke një unazë. A është ajo një ‘promise ring’?
Elijona: Kjo në dorë është një promise ring, po e jotja ku është, Briki?
Brikena: Unë kam parë edhe një puthje mes teje dhe Klodit. A është e vërtetë që jeni në një lidhje?
Elijona: Ku e ke parë atë puthje, moj Briki?
Brikena: Në rrjet.
Elijona: Po unë dhe Klodi jemi në lidhje, por unë dua që gjërat e mia t’i kem private. Jam shumë krenare për lidhjen, por gjërat më të bukura nuk bën t’i flasësh gjithmonë. Diçka që më pëlqen shumë te Klodi është që më mbështet shumë. Jam falënderuese, se është e rrallë të gjesh meshkuj të tillë. Një gjë që nuk më pëlqen është që bën drama. Unë mendoj që Klodi është më xheloz se unë, por të dy jemi xhelozë të bukur dhe të ëmbël.
Gjatë emisionit, Klodi u përball me një sfidë të organizuar nga moderatori Mateo. Ndërsa realizonte ushtrime fizike, ai duhej t’u përgjigjej pa hezitim disa pyetjeve ngacmuese për historinë e dashurisë me Elijonën.
I pyetur se kur e kuptoi se ndiente diçka më shumë se shoqëri për të, Klodi zbuloi se afrimiteti mes tyre kishte nisur që gjatë qëndrimit në “Big Brother”.
Ai tregoi se Elijona ka qenë gjithmonë një person pranë të cilit është ndier mirë, ndërsa dalja nga formati u dha më shumë hapësirë për ta njohur njëri-tjetrin larg kamerave dhe presionit të lojës.
“Nuk ishte vetëm një moment”
Kur Mateo këmbënguli për të mësuar momentin e saktë kur “zemra i bëri bamm”, Klodi pranoi duke buzëqeshur se ndjenjat nuk kishin lindur nga një episod i vetëm.
Sipas tij, afrimiteti ishte zhvilluar gradualisht dhe ishte forcuar pas daljes nga shtëpia.
Elijona ndërhyri duke theksuar se tashmë ka kaluar mjaft kohë dhe se marrëdhënia e tyre është pjekur dita-ditës.
Çfarë vlerëson më shumë te Elijona?
Klodi tregoi se te partnerja vlerëson veçanërisht sinqeritetin, thjeshtësinë dhe besnikërinë, cilësi që, sipas tij, e kanë bërë lidhjen e tyre më të fortë.
Megjithatë, ai nuk i kurseu as batutat për disa prej zakoneve të saj.
Klodi deklaroi se Elijona vonohet pothuajse gjithmonë dhe se organizimi i saj është një “tmerr i vërtetë”.
Deklarata shkaktoi të qeshura në studio, ndërsa Elijona u ngrit me shaka dhe iu afrua duke i thënë: “Për mua ti kështu, hë?”
Mateo ndërhyri me ironi, duke i thënë Klodit se, pavarësisht kritikave, “e rregulloi mirë muhabetin”.
Klodi u përgjigjet thashethemeve
Në fund të sfidës, çifti u përball edhe me komentet sipas të cilave Elijona është më e përfshirë emocionalisht, ndërsa Klodi qëndron me të vetëm për interes.
Ai dha një përgjigje të prerë, duke thënë se nuk shqetësohet nga këto pretendime.
Klodi u shpreh se njerëzit që merren me jetën dhe interesat e të tjerëve shpesh janë të pakënaqur me realitetin e tyre, ndaj ai preferon të mos u kushtojë rëndësi thashethemeve.
Me batutat, sinqeritetin dhe kiminë e shfaqur në studio, Elijona dhe Klodi treguan se dinë t’i përballojnë me sportivitet si pyetjet provokuese, ashtu edhe komentet që qarkullojnë për marrëdhënien e tyre.

revista.one/


