Xheneta drejt futjes në Big Brother VIP, ja çfarë thotë finalistja e BBVK 3

Xheneta drejt futjes në Big Brother VIP, ja çfarë thotë finalistja e BBVK 3

July 26, 2026 0

Xheneta Fetahu, finalistja e BBVK 3 me shumë gjasë do ta ripërjetojë këtë format. Këtë e ka lënë të kuptohet në 25 pyetje të Prive By Liberta Spahiu.

“A mund të shohim sërish në BBV”, ishte pyetja.

“Ndoshta. Është çështje muajsh, jo vitesh”, u shpreh Xheneta.

Duke qenë se pak muaj na ndajnë nga vjeshta dhe dimri, periudhë kur nisin formatet në Kosovë dhe Shqipëri, Xheneta me shumë gjasë i është referuar kësaj pjese.

Mbetet të shihet nëse do ketë rikthim në BBVK apo shkuarje në BBVA këtë herë.

Intervistën e plotë ku flet për pjesën personale e atë të karrierës mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /Prive By Liberta Spahiu

revista.one/