Si po shkon jeta nën një çati me DJ Gimbon? Selin: Nuk jemi të dashur në kuptimin klasik

Si po shkon jeta nën një çati me DJ Gimbon? Selin: Nuk jemi të dashur në kuptimin klasik

July 31, 2026 0

Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, Selin Bollati, ka ndarë detaje nga historia e saj e dashurisë me DJ Gimbon, romancë që lindi gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë një interviste në emisionin “Pushime on Top”, balerina u shpreh se marrëdhënia e tyre është ndërtuar mbi komunikimin dhe mirëkuptimin, duke theksuar se nuk e kanë përjetuar kurrë si një lidhje tradicionale.

“Nuk e kemi parë asnjëherë marrëdhënien tonë si dy të dashur në kuptimin klasik. Kemi krijuar një raport shumë të shëndetshëm dhe këtë e kemi thënë edhe më parë, edhe pse shpesh është keqkuptuar nga publiku”, deklaroi Selin.

Ajo shtoi se mënyra si e kanë ndërtuar lidhjen i veçon nga shumica e bashkëmoshatarëve të tyre.

“Mendoj se nuk i përkasim mënyrës sesi gjenerata jonë i jeton marrëdhëniet. Sot gjithçka duket më e komplikuar, sidomos kur bëhet fjalë për dashurinë, ndërsa ne kemi gjetur ekuilibrin tonë dhe jemi shumë mirë bashkë”, u shpreh Bollati.

Duke folur për jetën nën një çati, Selin nuk i kurseu as batutat për partnerin. Me humor, ajo tregoi se bashkëjetesa po ecën mirë, edhe pse pranoi se DJ Gimbo nuk është gjithmonë njeriu më korrekt në përditshmëri.

Pas njohjes në formatin televiziv, çifti vazhdon të jetë i pandashëm, duke u shfaqur së bashku në evente dhe duke mbështetur njëri-tjetrin në çdo angazhim publik.

revista.one/