“Trendi i ri, djemtë shkojnë pas sugar mamave”/ Zhaklin Lekatari: Gold Digger nuk ka të bëjë me gjininë…

“Trendi i ri, djemtë shkojnë pas sugar mamave”/ Zhaklin Lekatari: Gold Digger nuk ka të bëjë me gjininë…

August 11, 2026 0

ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë gazetarja dhe aktivistja Zhaklin Lekatari. Ajo ka diskutuar mbi barazinë gjinore por jo vetëm…

Është dhe ky trendi tani që djemtë e rinj shkojnë pas ‘sugar mamave’. Thjesht nuk është aq i ekspozuar sa është ky trendi i vajzave që kanë një ‘sugar daddy’. Unë nuk mendoj që të qenurit gold digger ka të bëjë me gjininë, pra të qenurit njeri interesaxhi, të qenurit oportunist, të qenurit njeri që i përdor të tjerët. Nuk mendoj se ka gjini. Por nëse do më duhet të zgjidhja midis dy gjinive, fakti është që burrat janë më ‘gold digger’. Një, sepse kanë më shumë pushtet. Dy, sepse kanë më shumë kohë që kanë hapësira për ta ushtruar këtë pushtetin. Dhe tre, shiko burrat politikanë që janë të pushtetshëm dhe kanë shumë para si i lëpihen ata që janë poshtë tyre, sepse duan dhe ata një copëz nga ai pushteti”

“Ka një lloj gojëdhëne që meshkujt janë egoistë për të kënaqur veten e tyre në marrëdhënie intime?”, i tha moderatori i njohur dhe gazetarja u përgjigj:

“Po, ekziston kjo. Humnera që ekziston mes orgazmës mashkullore dhe orgazmës femërore. Por kjo është thjesht një çështje kulturore. Mënyra se si ne e perceptojmë dhe e jetojmë marrëdhënien seksuale. Nëse për pjesën aziatike të botës marrëdhënia seksuale nuk është vetëm penetrimi dhe akti fizik, por është dhe ajo loja, këtu në këtë pjesë të botës, marrëdhënia seksuale quhet vetëm akti i penetrimit. Dhe kjo bën që situatën në dorë ta ketë më shumë mashkulli dhe kjo bën që interesi kryesor të jetë te kënaqësia mashkullore dhe jo te kënaqësia femërore.

Edhe sepse kulturalisht, gruaja nuk është parë ndonjëherë si qenie seksuale, si qenie që di të të japë kënaqësi, si qenie që di të marrë kënaqësi, si qenie multiorgazmike. Gjithmonë kjo pjesa seksuale e gruas trajtohet si diçka e pistë, si diçka jo e pranueshme për shoqërinë, si diçka që bie ndesh me rregullat tradicionale të familjes shqiptare apo shoqërisë shqiptare. Dhe kjo bën që fatkeqësisht në performancën e vërtetë në arenën seksuale, përfitimet e kënaqësisë të jenë më të mëdha te burrat se sa te gratë”.

revista.one/