Megi Pojani largohet nga ‘Përputhen’, ndryhon edhe pamjen
August 16, 2026Gjashtë vjet pasi u shndërrua në një emision të përditshëm, “Për’puthen” do të vazhdojë transmetimin në sezonin e ri, por me ndryshime të rëndësishme.
Burime të sigurta të Prive By Liberta Spahiu konfirmojnë se Megi Pojani nuk do ta drejtojë më programin. Përveç moderimit, ndryshime priten edhe në autorësinë e formatit, rol që gjatë sezonit të fundit mbahej nga Megi dhe Neda Balluku.
Ende nuk është vendosur publikisht se kush do ta pasojë, megjithatë në prapaskenë po përfliten dy ish banore të “Big Brother VIP”.
“Për’puthen” u kthye në një fenomen televiziv gjatë pandemisë, kur historitë dhe personazhet e tij dominonin rrjetet sociale dhe shënonin shifra rekord shikueshmërie. Në sezonet pasuese interesi pësoi rënie të dukshme, megjithatë formati vazhdon të mbetet një prej emisioneve të ndjekura të pasdites në Top Channel.
Mbetet të shihet nëse ndryshimet e reja do t’i japin programit një tjetër frymë.
Nderkohe Megi Pojani, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me paraqitjen e saj të fundit. Në fotografitë e publikuara në Instagram, Megi shfaqet me një parukë të re, duke sjellë një ndryshim të dukshëm në look-un e saj. “Spiderwoman”, shkruan Megi krahas fotove
Pamja e re nuk ka kaluar pa u komentuar nga ndjekësit, të cilët kanë reaguar menjëherë me komplimente, ndërsa disa prej tyre e kanë krahasuar me një superheroinë.




Kujtojmë që së fundmi Megi është e angazhuar si protagonist në videoklipin e këngës së re të Don Xhonit. “Katile” tashmë është shndërruar në hit duke marrë 13 milionë shikimesh në YouTube
revista.one/

