Ish-banorja e Big Brother VIP është moderatorja e re e “Për’puthen”
August 19, 2026Megi Pojani nuk do të vazhdojë më në drejtimin e “Për’puthen” në sezonin e ri.
Bëhet e ditur se për drejtimin e programit po diskutoheshin dy emra të njohur nga “Big Brother VIP Albania”, ndërsa Top Channel-i po përgatit ndryshime më të gjera në ekipin e formatit.
Tashmë duket se njëri prej emrave është vendosur.
Kryefjala e raporton si të kryer kalimin e Heidi Bacit në krye të “Për’puthen”, duke bërë të ditur se ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” pritet të marrë një rol qendror në programin e dashurisë.
Sipas raportimit të kryefjala, pjesë e ekipit të ri pritet të jenë edhe Ronaldo Sharka dhe Erjola Doçi, megjithëse prezantimi zyrtar i sezonit dhe ndryshimeve në program ende nuk është bërë nga televizioni.
Kështu, pas largimit të Megi Pojanit, “Për’puthen” duket se hyn në një fazë të re, me Heidi Bacin në krye të formatit.
revista.one/

