Elijona Binakaj bën veprimin e papritur ndaj Klodit
August 21, 2026Finalistët e “BBVK”-së, Klodi dhe Elijona kanë trazuar rrjetin me veprimet e tyre në rrjetet sociale. Edhe pse mbrëmë u pa që Elijona mban fotografitë me Klodin, një veprim i vogël ra në sy.
Duke hulumtuar profilin e influenceres shohim që ajo tashmë e ka “zhdukur” Klodin nga Instagrami duke i bërë “unfollow”. Ndërsa te profili i Klodit akoma nuk ka ndonjë lëvizje, kjo pasi modeli po vazhdon ta ndjekë akoma atë.
Sesi do të rrjedhin gjërat mes tyre dhe si qëndron realiteti mbetet të shihet ditëve në vazhdim

Me heret, Elijona ka bërë të qartë se ditët e fundit po zgjedh t’i kalojë me familjen dhe se kjo është një zgjedhje personale që nuk dëshiron ta justifikojë.
“Po më vijnë çdo ditë mesazhe dhe komente për faktin që po kaloj kohë me familjen time dhe jo me personin që ju doni të më shihni. Dua ta bëj shumë të qartë: familja ime është prioriteti im”, ka shkruar ajo.

Elijona ka treguar se pjesa më e madhe e familjes së saj ndodhet në Kosovë dhe se nuk i ka gjithmonë pranë.
Për këtë arsye, kur është me ta, ajo zgjedh ta shijojë dhe ta vlerësojë kohën që kalon me familjarët.
Ajo ka rikujtuar gjithashtu se rëndësinë që ka familja për të e ka shprehur edhe gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova.
Në reagimin e saj, Elijona u është përgjigjur edhe atyre që e akuzojnë se mund të krijojë drama për të tërhequr vëmendje.

“Kurë nuk do ta detyroja veten të krijoja drama vetëm për disa klikime apo vëmendje”, ka theksuar tutje.
Një tjetër pikë që Elijona ka sqaruar lidhet me llogarinë në Instagram të Klodian Mihajt.
Ajo ka reaguar ndaj pretendimeve të disa ndjekësve se kishte lidhje me problemet e llogarisë së tij, duke deklaruar se Klodi është hakuar dhe se ajo nuk ka asnjë lidhje me këtë situatë.
“Klodi është hackuar. Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë dhe është absurde që çdo ditë të më vini fajin për diçka që nuk ka të bëjë me mua”, ka shkruar ajo.
Ndera Tashmë, Klodi ka zgjedhur të reagojë përmes platformës X, duke iu drejtuar personave që, sipas tij, kanë kaluar kufijtë me komentet dhe teoritë e tyre.
“Nuk kam fol se nuk e kam pa të nevojshme shumë me u arsyetu për disa ditë distance. Ama keni fillu me urrejtje që nuk ka nevojë me u shpreh, sidomos ndaj Elit.”
Ai ka theksuar se shumë prej gjërave janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe se publiku nuk e njeh plotësisht dinamikën e marrëdhënies së tyre.
Në fund, Klodi ka qenë i qartë me kërkesën e tij: “Ju dua, ama disa gjana po kalojnë limitet. Leave Eli out of these things.”

revista.one/


