“Jemi aktorë”, video e dhunës ndaj Edi Kuçit, ish-banori i Big Brother VIP tregon versionin e tij
September 4, 2026Jozefin Marku ka reaguar për Top Channel pas qarkullimit të videos ku ai dhe disa persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar ish-konkurrentin e Përputhen, Edi Kuçi.
Marku thotë se kjo ngjarje, e ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, është një ‘skenë aktrimi’, dhe se asgjë nuk ka ndodhur në realitet.
“Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, u shpreh ai në një komunikim përmes mesazheve me redaksinë e Top Channel.
I pyetur në lidhje me lëshimin e urdhër-arrestit nga Prokuroria e Pejës, ai e cilëson si ‘fake’ dhe të pavërtetë.
“Janë fake, nuk kam arsye të jem atje”, pretendon Marku.
revista.one/

