Dëshmia e Hilës: Jam i tronditur! Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, ishin pa memorie

Dëshmia e Hilës: Jam i tronditur! Kamerat i vendosa për sigurinë e banesës, ishin pa memorie

October 1, 2026 0

Kush i publikoi videot e kompozitorit Adrian Hila me emra të njohur të muzikës shqiptare në marrëdhënie seksuale me të? Kjo është pyetja që kërkon t’i japë përgjigje Policia e Tiranës pas hetimeve kryesisht që nisi pas përhapjes në disa platforma online e rrjete sociale, kryesisht WhatsApp të materialeve filmike.

Mbrëmjen e së mërkurës, blutë telefonuan vetë Adrian Hilën, për ta thërritur në drejtorinë e Policisë së Tiranës, për ta marrë në pyetje. Hila ka deklaruar se është i tronditur nga situata e krijuar. Ndërkohë mbrëmjen e sotme ai po merret në pyetje nga grup i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike. Burime pranë tij, se kompozitori mohon në mënyrë kategorike të jetë ai personi që i ka nxjerrë videot për konsum publik, dhe dyshon se sistemi i kamerës që ai mbante në dhomë, të jetë hakeruar.

ka pranuar në dëshminë e tij në Policinë e Tiranës, ku po pyetet prej më shumë se një ore se ka qenë ai që ka vendosur kamerat në banesë, por burime bëjnë me dije mohon që qëllimi i tyre të ketë qenë filmimi i momenteve intime. Sipas dëshmisë së tij, kamerat janë vendosur për arsye sigurie, pasi në zonën ku ndodhet banesa e tij kishin ndodhur vjedhje.

Për këtë arsye, ai pretendon se kishte vendosur kamera në çdo cep të pronës, si brenda ashtu edhe jashtë banesës, me qëllim mbrojtjen nga vjedhjet. Në deklarimet e tij, Hila është shprehur se kamerat ishin instaluar që në vitin 2022, shumë kohë përpara publikimit të videove intime që kanë shkaktuar skandalin e ditëve të fundit.

Sipas versionit të tij, bëhej fjalë për kamera të thjeshta, të cilat nuk kishin memorie për ruajtjen e pamjeve, por funksiononin online. Ndërkohë, për publikimin e materialeve intime, Hila ka deklaruar se është vënë në dijeni nga disa miq të tij, të cilët e kanë informuar për daljen e videove. Seanca e marrjes në pyetje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes vijon akoma nga grupi i posaçëm hetimor i Krimeve Kibernetike.

Gjatë ditës, të mërkurën një prej artisteve të përfshira, u shtrua me urgjencë në spital, në kushtet e një traume të fortë psikologjike. Disa nga materialet filmike intime, janë hedhur në faqe online pornografike. Të paktën njëra prej tyre është hedhur në këto faqe, 1 vit më parë. Por personi që i bëri publike në rrjetet sociale mbrëmjen e së martës këtë 29 shtator, të paktën siç ai vetë e mori autorësinë, është gazetari i showbizzit, Elton Tozaj. Publikimi ishte i rëndë, pa ruajtur anonimitetin, të paktën e grave të përfshira apo mbulimin e pjesëve intime.

Policia ka thërritur për të marrë në pyetje edhe gazetarin Tozaj, por kjo do të ndodhë pasi së pari të jetë dëgjuar kompozitori Adrian Hila.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike po identifikon adresat IP të profileve që shpërndanë videot. Po ashtu, pritet të bëhet një ekspertim i sistemit të kamerës për të parë nëse ka pasur ndërhyrje nga persona të paautorizuar. Veprat penale janë tre, “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

Ndërhyrjet e padrejta në jetën private të një personi, filmimi dhe ekspozimi i një aspekti të jetës private, pa pëlqimin e tij, dhe aq më rëndë, publikimi i tyre përbejnë kundravajtje penale, dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet.