“Nuk e kam parë vajzën, e urrej Katerinën”, Arnoldi i Për’puthen bën deklaratën e papritur
October 9, 2026Historia e Arnold Damazetit dhe Katerina Gogës, të njohur nga emisioni Për’puthen, ka kaluar nga dashuria dhe planet për të krijuar familje, te ndarja, debatet publike për atësinë e vajzës së tyre dhe, së fundmi, një afrim i ri mes tyre.
Ky lajm i fundit është konfirmuar nga Katerina ku ishte e ftuar pak ditë më parë te Ftesë në 5 me Bieta Sulo.
Ditën e sotme në program ishte i ftuar në një lidhje direkte Arnold Damazeti për të dhënë versionin e tij të historisë.
Sa i përket testit të ADN-së ai vazhdon ta kërkojë duke u shprehur: Po e dua testin e ADN-së, më shumë për gallatë, ta bëjmë një test, ta kem… Por edhe këtë e përdor për të acaruar Katerinën, kështu e kemi ne.
Gjatë intervistës LIVE, ndodhi një ndërhyrje e papritur nëpërmjet një telefonate nga Katerina Goga, ku të dy patën një përballje publike.
Arnoldi pyet Katerinën: Pse nuk ma ke tregon fytyrën e vajzës ta shoh fytyrën si e ka. A më ngjan a nuk më ngjan?!

Katerina: Po t’a kam treguar…
Më pas i pyetur për ndjesinë e tij për Katerinën, Arnoldi u shpreh kështu:
“E urrej Katerinën, ndonjëherë kam menduar t’a mbys natën dhe të mos ekzistojë në këtë botë…”,tha ai duke qeshru, teksa edhe vetë Katerina e mori duke reaguar me të qeshur.
revista.one/