Deklaron ndarjen nga Bojken Lako, e dashuroi qysh kur ishte 19 vjeçe
May 9, 2021Kengetaret Bojken Lako dhe Semi Jaupaj i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas shumë vitesh bashkë. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Semi ditën e sotme në “Kënga Magjike”, ku merr pjesë me këngën “Jetike”.
Në intervistë, ajo u pyet nga Ardit Gjebrea: “A je akoma me Bojkenin?”
“Bojkeni do ngelet një mik i imi i zemrës. Kam shumë respekt për të dhe do kem gjithnjë. Është një njeri i afërt i imi. Një mik!”. Ata jane bashke qysh në vitin 2011, kur Semi ishte vetëm 19 vjeçe.
Bojken Lako, para disa kohësh pranoi publikisht se ndjenja për Semin e ka ndryshuar atë.
Dashuria më orienton edhe në shpërthime të mëdha si emocionale ashtu dhe artistike. Besoj që është një rrugë e mirë për të gjithë ata që e ndjejnë ndikimin e dashurisë së mirë”, u shpreh Bojkeni.
Normalisht që do bëjmë dasmë, por ashtu siç i bëjmë gjërat e çuditshme, mbase do bëjmë ndonjë gjë të çuditshme atëherë kur duhet ose do jetë mirë për të bërë diçka speciale. Normalisht që çdo njeri ka dëshirë të bëjë një ceremoni që ta mbajë mend me njeriun e tij të zemrës”.
Nuk akoma reagim nga ana e Bojken Lakos.