Këta janë 20 banorët e parë të Big Brother VIP Kosova 5
October 31, 2026Edicioni i pestë i Big Brother VIP Kosova ka nisur me emra të rinj dhe personazhe nga fusha të ndryshme. Deri më tani, gjashtë konkurrentë kanë prezantuar veten dhe kanë kaluar pragun e shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Plot 20 banorë VIP pritet të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë që në natën e parë, për të nisur kështu rrugëtimin e tyre në garën që do t’i mbajë nën vëzhgimin e kamerave 24 orë në ditë.
Banorja e parë është Arlinda Morina, regjisore dhe aktiviste. Ajo u shpreh se fillimisht mund t’i irritojë banorët e tjerë, por beson se më vonë do ta duan.

Pas saj, në shtëpi u prezantua Antoneta Koçi, moderatore dhe gazetare. Ajo tregoi se vendosi të bëhet pjesë e këtij formati për shkak se i pëlqen një karrierë dinamike, ndërsa paralajmëroi se nuk do të hezitojë t’u përgjigjet banorëve të tjerë.

Banori i tretë është Nichi, 23-vjeçar i lindur në Amerikë dhe i rritur në Prishtinë. Ai vendosi t’i bashkohet këtij rrugëtimi për t’i treguar publikut një anë tjetër të vetes, të cilën nuk e kanë parë më parë.

Ndërkohë, këngëtari Bejta është banori i katërt që iu bashkua garës.

Në mesin e konkurrentëve është edhe Anjeza Gubetini, moderatore, e cila tregoi se ka hyrë në shtëpi për ta shijuar eksperiencën dhe për t’u argëtuar

Banori i radhës është Fatlum Dreshaj. Ai jeton në Gjermani dhe është boksier profesionist. Kësaj here, ai do të përballet me një sfidë krejtësisht ndryshe nga ajo e ringut, brenda shtëpisë së BBVK 5.

24-vjeçarja nga Bjellorusia jeton në Kosovë dhe merret me punimin e çokollatave dhe dekorimet për festa. Ajo tregoi se vendosi të hyjë në shtëpi për të dalë nga zona e saj e rehatisë dhe për të provuar diçka të re.

Kledja Muçaj nis aventurën në BBVK 5! Vajza nga Vlora jeton në Itali, ku punon si stiliste në Milano dhe është duke krijuar brendin e saj.
Tashmë, ajo lë pas përditshmërinë për t’u bërë pjesë e eksperiencës së Big Brother VIP Kosova.

Vjollca Haxhiu i bashkohet BBVK 5! Këngëtarja është banorja e radhës që hyn në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Para se t’i bashkohej garës, ajo performoi dy nga këngët e saj, ndërsa u shpreh se ky edicion do të jetë ndryshe nga të tjerët.

Adrian Kalanderi. Banori nga Prizreni tregoi se vendosi të hyjë në këtë eksperiencë për të sfiduar veten dhe për të parë si do të jetë jeta larg rutinës së tij të përditshme.
Ai u shpreh se te çdo njeri arrin të shohë anën e mirë.

Shqiponja “fluturon” në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Tiktok-erja e njohur, Shqiponjë Mustafaj i është bashkuar kastit të shtëpisë më të famshme në vend.
Ajo tha se ka shumëçka për të treguar nga historia e saj prekëse, dhe për ta çuar deri në fund misionin e saj.

Trajneri i fitneit, Rron Isufi, është emri i ri që i bashkohet shtëpisë më të famshme në vend.
Vetëm 20 vjeç, djalë nga Prishtina, Rroni tha se ndjehet i motivuar për këtë garë ku do të ketë mundësinë që të shpërfaqë më shumë nga vetja e tij.

Ish-missi shqiptar e cila vjen nga diaspora, Behare Maksutaj, është banorja më e re e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5.
Ajo është nënë e dy fëmijëve, por ky angazhim nu ke ka mbajtur larg dëshirës për t’iu bashkuar aventurës së famshme, për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh

Reperi Fuego – banor i Big Brother VIP Kosova 5. Në edicionin e pestë të Big Brother VIP Kosova është futur edhe reperi Fuego, emri i vërtetë i të cilit është Ensar Elshani.
Ai hyri duke interpretuar një nga këngët e tij, teksa në klipin prezantues u shpreh i gatshëm për aventurën e re që e pret.

Banori i radhës që i bashkohet kastit të këtij edicioni është këngëtari Sharr Braina.
Ai në klipin prezantues e cilësoi veten si shumë entuziast të këtij formati, duke thënë se ka shumë çka për të treguar nga vetja.

Gazetarja dhe influencuesja e rrjeteve sociale, Zojë Nushi, është gjithashtu banore e Big Brother VIP Kosova 5.
Ajo është një emrat më të spikatur të këtij edicioni, teksa la gjurmë me paraqitjen e saj në natën e parë e veshur me një vello të zezë.


29-vjeçari Valdet Haziri është influencer dhe baba i dy vajzave. Ai tregoi se vendosi të bëhet pjesë e këtij formati për t’i treguar publikut një anë tjetër të vetes, që deri më tani nuk e kanë njohur.

E lindur në Mynih, Nora Tushi ka qenë pjesë edhe e spektaklit muzikor The Voice of Germany.
Ajo e përshkroi veten si energjike, të vendosur dhe kryefortë, duke treguar se nuk i mungon karakteri për këtë eksperiencë.

Dion Mala është banori i radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
21-vjeçari vjen nga Gjermania, ndërsa është me origjinë nga Peja. Ai ushtron profesionin e modelit.

revista.one/


