Beharja thyen heshtjen dhe publikon foto krah bashkëshortit: Ju vazhdoni me lajmet…
November 13, 2026Pas largimit të papritur nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 5”, Beharja ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut, këtë herë përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ajo ka publikuar një fotografi krah të dashurit të saj, duke treguar se po vazhdon jetën e saj jashtë formatit televiziv.
Megjithatë, ajo që mori më së shumti vëmendje ishte mbishkrimi që shoqëronte fotografinë.
“Ju vazhdoni me lajmet, na po vazhdojmë me jetën”, shkroi Beharja.
Përmes këtij mesazhi, ish-banorja duket se ka zgjedhur t’u përgjigjet në mënyrë indirekte diskutimeve dhe vëmendjes mediatike që është krijuar rreth saj ditëve të fundit, pas largimit nga shtëpia e BBVK-së.
Ndërkohë, postimi i saj ka nxitur interesimin e ndjekësve, të cilët kanë komentuar rikthimin e saj në rrjetet sociale krah partnerit.

Me heret, Behare Maksuti ka treguar gjatë spektaklit të Big Brother VIP Kosova arsyen që e shtyu të merrte vendimin për t’u larguar nga shtëpia në mënyrë të papritur dhe pa paralajmërim gjatë javës.
Gjatë bisedës, ajo u shpreh se qëndrimi brenda shtëpisë kishte qenë në rregull dhe se nuk kishte pasur ndonjë problem që lidhej me eksperiencën e saj në këtë format.
Megjithatë, Behare pranoi se shqetësimi për fëmijët e saj kishte ndikuar në vendimin për t’i dhënë fund qëndrimit në BBVK.
Ajo sqaroi se bëhej fjalë për një arsye familjare, duke lënë të kuptohet se rrethanat jashtë shtëpisë ishin më të rëndësishme për të në atë moment.
Kështu, gjatë spektaklit, Behare bëri të qartë se largimi i saj nuk kishte të bënte me banorët apo me mënyrën se si po e përjetonte lojën, por me familjen.

revista.one/


