Covid-19, MSH: 42 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit
May 12, 2021Ministria e Shëndetësisë raporton se janë regjistruar 42 raste pozitive me Covid-19. Ndërkohë kanë humbur jetën 3 të infektuar.
Sipas MSH, “Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë. 8 janl në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar”.
Ministria e Shëndetësisë ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19. Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë.
Shmangni grumbullimet. Ruani distancimin fizik. Kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon. Janë kryer 2707 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 42 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 4 rnë Devoll, Pogradec, 3 në Korccë, Lushnje, e me radhë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1011 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 120,072 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 88 pacientë. 8 janë në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qyetetarë. 1 qytetar është nga Puka, 1 nga Lushnja, 1 nga Berati, të moshave 65-80 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.