Flet 15-vjeçari: E çova Endrin tek Livadhet; Policia: E vrau Ibrahim Lici; Gruaja e viktimës: Na telefonoi Bajri

Flet 15-vjeçari: E çova Endrin tek Livadhet; Policia: E vrau Ibrahim Lici; Gruaja e viktimës: Na telefonoi Bajri

May 18, 2021 0

Zbardhet një pjesë e dëshmisë së 15-vjeçarit që është arrestuar si bashkëpunëtor i vrasësve të Endri Mustafës në zonën e Livadheve në Shkodër.

Trupi i viktimës u gjet dje (17 maj) ndërsa i mituri me emrin Ergys ka qenë personi që e ka nxjerrë 32-vjeçarin nga shtëpia.

Burime për mediat deklarojnë se ai ka thënë në polici se “kemi hipur në makinë ku ka qenë dhe Edison Harazi. Më pas kam zbritur ndërsa ata të dy janë larguar drejt zonës së Livadheve”.

15-vjeçarin e kanë lënë më larg se vendi i ngjarjes dhe ai ka dëgjuar krismat e armëve. Më pas dhe është kthyer me djalin tjetër në destinacionin e tyre. I mituri ka pyetur Edison Arazin se ku është Endri dhe përgjigja që ka marrë është ‘kaq ishte puna ime’. 

Bashkëshortja e tij tregon se Endri ishte i rezervuar dhe nuk i besonte kujt ndërsa ishte në kërkim dhe nuk jetonte në shtëpi.

“Ky ka dalë me dikë që i ka besuar sepse ai nuk dilte me njerëz që nuk besonte. Burri im as kur vinte kush në derë të shtëpisë nuk ia hapte derën pa e njohur. Po na vijnë lajme se ua ka bërë njëri fis apo fisi tjetër. Na ka marrë në telefon fisi Bajri e na ka thënë që nuk kemi lidhje me ngjarjen. “Mediat po na hapin fjalë shumë. Të jeni të sigurtë që nuk e kemi bërë. Ne nuk e dimë kush e ka bërë”, na thanë.

Ingriti thotë se i vetmi person i cili ka dijeni për vrasjen është adoleshenti i cili e ka nxjerrë nga shtëpia bashkëshortin e saj.

Ingrid Mustafa është shprehur se e familjen e saj e ka telefonuar fisi i Bajrajve dhe iu kanë thënë se nuk kanë lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit.

“Na kanë marrë fisi i Bajrajve dhe na kanë thënë se nuk kanë lidhje me ngjarjen. Pra, të jeni të sigurt që ata nuk e kanë bërë këtë punë. Ne nuk e dimë kush e ka bërë. Të vetmen gjë që dimë është se djali që ndodhet pas shtëpisë sonë vetëm ai e di kush e ka bërë. Ai ka dalë vetëm me të. Policia nëse do ta zgjidhë, e zgjidh vetëm me atë djalë 15 vjeç, jo me fiset, se ne nuk kemi pasur punë me asnjë fis. Policia dhe kryeprokurori Olsian Çela ta gjejne se sa per fiset asnjeri prej tyre nuk ka lidhje me ate ngjarje”, ka deklaruar bashkëshortja e të ndjerit.

Ibrahim Lici është i dyshuari kryesotr për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër, i cili u gjet i pajetë në zonën e Livadheve, pasi ishte ekzekutuar me 6 plumba.



Lici është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit që në vitin 2019, pasi dyshohet si autori kryesor i vrasjes së vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali, të cilët u ekzekutuan në derën e shtëpisë në 30 mars të vitit 2019. Licajt prej vitesh janë në konflikte me familjen Bajri.

Policia njofton se është arrestuar edhe 15 vjeçari E. M, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me Licin për ekzekutimin e Mustafës. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe Edison Arrazi, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.

Njoftimi i Policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 15.05.2021, në lagjen Guerrile, Shkodër, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi E. M.  

Shpallet në kërkim autori kryesor i dyshuar për vrasjen e 32-vjeçarit. 

Arrestohet në flagrancë bashkëpunëtori i autorit kryesor të dyshuar për vrasjen, si dhe vihet në pranga edhe një shtetas tjetër që dyshohet se ka dijeni për ngjarjen.

Në vijim të veprime të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga specialistët të Hetimit të DVP Shkodër dhe të Drejtorisë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pronës në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në bazë të provave të grumbulluara u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. L., 28 vjeç banues në lagjen Guerrile, Shkodër, i dyshuar si autor i vrasjes së shtetasit E. M.   

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar shtetasi i mitur E. M., 15 vjeç i cili dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin e lartpërmendur kanë vrarë me armë zjarri shtetasin E. M.

Po gjatë veprimeve hetimore dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara për kapjen e autorit u arrestua në flagrancë edhe shtetasi E. A., 26 vjeç banues ne lagjen “Salo Halili”, Shkodër, i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen. Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa. 

Materialet iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje” në ngarkim të shtetasit I. L., në ngarkim të shtetasit E. M. për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, si dhe në ngarkim të shtetasit E. A. për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Babai i Ibrahim Licit

I ati i Ibrahim Licit, i shpallur në kërkim nga policia për vrasjen e 32-vjeçarit Endri Mustafa, ka folur për media lidhur me ngjarjen e rëndë.

Ai është shprehur se nuk është e vërtetë që djali i tij ka lidhje me vrasjen e të riut. Ai ka thënë se ka takuar familjarët e viktimës, të cilët sipas tij, e dinë kush e ka kryer krimin.

“Bashkepunetori i krimit qe eshte i mitur eshte punetor i Asmer Bilalit dhe me grupin e Bajrave. Atij i kane thene qe te thote se krimin gjoja e kane kryer me Ibrahim Lici. Ne jetojme te mbrojtur nga kamerat. Eshte skenar i pergatitur nga policia por eshte nje bllof i radhes qe do deshtoje. Me daten 17 ky drejtor policie ka hequr nga kerkimi Ibrahim Licin dhe tani e ka shpallur prap. Ky eshte i njejti krim si tek Ferracaku dhe vellai i te miturit ka folur edhe atehere duke thene se vrasjen e kane bere Ibrahimi Lici por ne jetojme me kamera. Kjo eshte nje flluske. Keto sherbetoret punojne pastrues bajgash tek Astmer Bilali dhe punetor te Bajrave. Familja e di shume mire se kush ia ka vrare djalin dhe kush e ka nxjerr jashte me telefonate. Krimi eshte sofistikuar ne ate menyre sa jetojme ne epoken e horave dhe vagabondave ndersa kane mbeshtetjen e policise se ndryshe nuk kishin arritur deri aty”, ka deklaruar Mustafa Lici.

revista.one/