Makina bie në kanalin me ujë, vdesin 2 persona, dyshohet për një të tretë

Makina bie në kanalin me ujë, vdesin 2 persona, dyshohet për një të tretë

May 19, 2021 0

Një aksident i rëndë me 2 viktima ka ndodhur afër Laçit rreth orës 2 të natës. Një makinë ka humbur kontrollin duke çarë bordurën dhe më pas ka rënë në një kanal me ujë në aksin Milot-Mamurras të autostradës Fushë Milot- Thumanë. 2 viktimat e aksidentit të ndodhur në Milot-Mamurras janë Saber Dunga 45 vjeç dhe Urim Pepa 39 vjeç.

Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Mamurras, mjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal me ujë, ku për pasojë kanë humbur jetën shtetasit S.D.,45 vjeç, banues në Durrës dhe U.P.,39 vjeç, banues në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje  dhe  vijon punën për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes, si dhe shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë kanalit nëse në automjet ka pasur shtetas të tjerë.