Kur Dua Lipa ishte 17 vjeçe, protagoniste e reklamës “X Factor”, publikohet video

Kur Dua Lipa ishte 17 vjeçe, protagoniste e reklamës “X Factor”, publikohet video

May 20, 2021 0

Në rrjetet sociale është rishfaqur së fundmi një video e Dua Lipës, nga koha kur ajo ishte bërë protagoniste e reklamës provomuese të spektaklit të talenteve “X Factor”.

Reklama është e vitit 2013, kur Dua aso kohe ishte vetëm 17 vjeçe, shkruan DailyMail.

Dhe fansat e këngëtares kanë mbetur të habitur për performancën e saj mbresëlënëse në videon një minutëshe, në të cilën ajo këndoi një cover të këngës “Lost in Music” të Sister Sledge, për të promovuar audicionet.

Në rrjetet sociale, fansat e artistes fituese të çmimit “Grammy”, kanë theksuar se ajo tani është më e suksesshme se kushdo që garoi në shfaqjen e talenteve të “X Factor” atë vit.

Në reklamë, Dua shfaqej si një vajzë e thjeshtë, teksa këndonte në kopshtin e saj, përpara se befasisht të shfaqej në audicionet “X Factor”.

“17 vjeçarja Dua Lipa reklamoi ‘X Factor’ në vitin 2013…anëtarët e jurisë menduan se Sam Bailey ishte më i miri atë vit”, shkroi një tifoz referuar fituesit të atij viti në “X Factor”.

“Në të vërtetë, u trondita që Dua Lipa ishte në këtë reklamë të ‘X Factor’ nga viti 2013”, shkroi një tjetër, dhe dikush më pas iu përgjigj: “Ironia që një garues i rremë nga një reklamë përfundoi të ishte masivisht më i suksesshëm se kushdo që konkurroi atë vit”.

Por disa u lehtësuan që Dua nuk konkurroi në fakt në “X Factor”, duke qenë kështu e lirshme të vazhdonte karrierën e saj solo, ndryshe nga çfarë ndodh me pjesëmarrësit në spektaklet e talenteve, të cilët janë më të kufizuar për shkak të kontratës që nënshkruajnë.

Një person shkroi në Twitter: “Faleminderit Zotit që nuk ishte në shfaqje”.

Sam Bailey fitoi konkursin në vitin 2013 me Sharon si mentorin e saj, dhe Simon u kthye në panelin e jurisë në vitin 2014 në edicionin e 11-të të spektaklit.

Dua ishte një modele në kohën kur realizoi reklamën, dhe pas paraqitjes së saj në të ajo nënshkroi një kontratë me ‘Tap Management’ dhe më pas vazhdoi të nënshkruante një marrëveshje me kompaninë e madhe ‘Warner Bros. Records’ në vitin 2014.

Këngëtarja shqiptare ka publikuar dy albume që nga debutimi i saj, “Dua Lipa” në vitin 2017 dhe “Future Nostalgia” në vitin 2020.

Nderkohe aajo ka fituar tri çmime “Grammy” dhe pesë çmime “Brits”.

revista.one/