Atentati në Vlorë, Delon Troqe vritet me breshëri automatiku

Atentati në Vlorë, Delon Troqe vritet me breshëri automatiku

May 21, 2021 0

Delon Troqe është burri që u ekzekutua me kallashnikov mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

Persona të armatosur hapën zjarr me breshëri kallashnikovi ndaj tij duke e plagosur, por 38 vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Mësohet se i riu i cili punonte me turistë me skaf në Karaburun kishte 2 javë që sihte kthyer nga Spanja dhe kishte konflikte të mëparshme, ndërsa raportohet se në Sherishtë është gjetur një makinë e djegur që dyshohet se i përket autorëve.

Zona ku u vra 38 vjeçari është e mbuluar me kamera sigurie, me anë të të cilave policia shpreson të identifikojë autorët.

38-vjeçari ishte i martuar dhe baba i një fëmije, ndërsa është ekzekutuar me breshëri plumbash në prani të vëllait të tij, te servisi i këtij të fundit

Nga të dhënat e deritanishme, pista kryesore e hetimit dyshohet të jetë ndonjë konflikt që viktima mund të ketë pasur në Spanjë, pasi kishte pak ditë që ishte kthyer prej andej.

revista.one/