Anxhela Peristeri shkëlqen në natën e finale të Eurovizion, votoni “02”!
May 22, 2021Anxhela Peristeri ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë, përmes këngës së saj “Karma”. Ajo këndoi e dyta sot (e shtunë) në natën finale të “Eurovision 2021”.
Ajo pati rastin që të performojë para një publiku të gjerë, të cilët u mahnitën nga vokali i këngëtares.
Me një zë të ngrohtë dhe interpretim korrekt, Anxhela i bëri mjaft krenarë shqiptarët me paraqitjen e saj.
Përpos kësaj, artistja e njohur tërhoqi vëmendje edhe me paraqitjen glamuroze, me të cilën u paraqit në skenë. revista.one/