Pse iku me Sarën dhe jo Antonelën? Atdheu hapet për herë të parë
May 23, 2021Të ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” ditën e sotme, Shqipja e pyet drejtpërdrejtë Atdheun se përse u kthye në emision për Antonelën dhe jo për Sarën. Ai u shpreh se gjithçka ndodhi papritur dhe të dyja vajzat i pëlqenin shumë, por në fund bëri diferencën duke zgjedhur Sarën.
Atdheu: “Ndodhi ashtu se unë ika për sqarim, janë në dijeni gjithë produksioni. Unë ika për sqarim dhe jo që të rikthehem. Ndodhi shumë shpejt që më kërkuan me u rikthy me pëlqimin e gocave. Pëlqimi ndaj Sarës ishte, edhe ndaj Antonelës, kështu e bëra në fund diferencën se çfarë më ngjit mua”.
Pas largimit nga “Për’puthen”, Atdheu u rikthye sërish në emision me kërkesë të Antonelës. Madje ata të dy patën disa takime romantike së bashku dhe në momentin që të gjithë menduan se Atdheu do bëhej çift me Antonelën, kjo gjë nuk ndodhi. Papritur ai vendosi të largohej nga programi me Sarën, të cilës i dhuroi dhe puthjen e parë në emision.
Ndërkohë, ditën e djeshme u aludua se ai dhe Sara i kishin dhënë fund lidhjes, për shkak se nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram. Plus ata hoqën dhe fotot e njëri tjetrit. Por sot ata kanë dëshmuar të kundërtën dhe kanë nisur të shfaqen sërish bashkë në rrjete sociale.
revista.one.