Del në shitje Toyota Supra e Paul Walker në “The Fast and the Furious”

Del në shitje Toyota Supra e Paul Walker në “The Fast and the Furious”

May 25, 2021 0

Një makinë e drejtuar nga aktori Paul Walker në pjesën e parë të filmit “Fast and Furious” është në ankand në Las Vegas muajin e ardhshëm.

Makina ngjyrë portokalli e tipit Toyta Supra 1994, u shfaq në filmin “Fast and Furious” në 2001 dhe në atë të vitit 2003, sipas një njoftimi të bërë nga kompania Barrett-Jackson.

Barrett-Jackson thotë se ‘dokumentacioni i gjerë’ dhe një certifikatë tregojnë se makina ishte përdorur për xhirime të shumta të brendshme dhe të jashtme në filma.

Supra është një model fabrike me një motor me gjashtë cilindra të linjës turbo dhe me një kambio automatike me katër shpejtësi.

“Makina u ndërtua nga Eddie Paul në Shark Shop në El Segundo, CA, për filmin e parë”, sipas shtëpisë së ankandit.

Makina do të jetë në shitje si pjesë e ankandit të Barrett-Jackson më 17-19 qershor në Las Vegas.

“Fast and Furious” ka gjeneruar miliarda dollarë me tetë filmat e publikuar deri më tani dhe një pjesë të nëntë që do të ketë premierën muajin e ardhshëm.

Walker ka luajtur në gjashtë nga shtatë filmat e parë, duke u shfaqur në të shtatin pas vdekjes së tij, pasi ndërroi jetë në një aksident me makinë në nëntor të vitit 2013 në moshën 40 vjeçare.

Ai ishte së bashku me mikun e tij, Roger Rodas dhe shkaku i vdekjes sipas raportimeve që u bënë ishte shpejtësia me të cilën kishin drejtuar makinen.

revista.one