Fitorja e parë e DiCaprios për Vjosën, Gjykata Administrative rrëzon padinë e kompanisë turke
May 28, 2021Kërkesat e vazhdueshme ndaj Qeverisë shqiptare për të mos ndërtuar diga mbi lumin Vjosë dhe për ta shpallur atë Park Kombëtar po gjen mbështetje edhe nga gjykatat në vend.
Gjykata Administrative e Tiranës me gjyqtare Aferdita Maho ka rrëzuar një padi nga kompania turke AYEN-ALB SH.A. Firma padiste Ministrinë e Mjedisit, në të cilin kërkohej shfuqizimi i deklaratës mjedisore negative Kjo rrëzon në tërësi koncesionin për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit.
Ministria e Mjedisit nuk pati miratuar një projekt të kompanisë turke, duke e konsideruar atë me vlerësim mjedisor negativ. Në raport thuhej se gjendja natyrore dhe vlerat e biodiversitetit të lumit Vjosa, janë ndër më të lartat në Ballkan. Në Vjosë gjenden qindra gjallesa të reja, dy prej të cilave të panjohura më parë për shkencën.
Shumë ambientalistë në vend por edhe shoqata janë investuar në mbrojtje të këtij lumi. Ky është i vetmi lumë i ngelur i ‘virgjër’ në Evropë.
Edhe aktori i njohur Leonardo DiCaprio shtë angazhuar për mbrojtjen e lumit të Vjosës në Shqipëri që nga viti 2019. Ai është shprehur kundër vendimit për të ndërtuar HEC- në këtë lumë.
revista.one/