Zhduket 38-vjeçarja shqiptare në Athinë, familjarët denoncojnë në policinë greke
May 28, 2021Ermalda Arapi 38-vjeçare shqiptare raportohet e zhdukur në Athinë. Mediat e huaja, bëjnë me dije se Arapi ka humbur kontaktet me familjarët e saj, që prej datës 18 maj.
Mësohet se në këtë datë ajo ka dalë nga shtëpia dhe që prej asaj dite nuk dihet asgjë në lidhje me të. Denoncimin në polici e kanë bërë familjarët e saj, sakaq autoritetet greke , janë vënë lëvizje për gjetjen e 38-vjeçares.
Në një njoftim ata kanë shpërndarë foton e 38-vjeçares, teksa bëjnë thirrje që kush di diçka për të të ndihmojë autoritetet për ta gjetur. Ndërkohë bëhet e ditur se familjarët kanë raportuar në polici se 38-vjeçarja është në rrezik.
“Ermalda ka ngjyrë kafe, është e gjatë 1.73m dhe ka përmasa trupore normale. Familja e saj është e shqetësuar sepse jeta e saj është në rrezik. Nëse dini diçka, kontaktoni shërbimin Silver Alert, 24 orë në ditë, në Linjën Kombëtare SOS 1065“,thuhet në njoftimin e autoriteteve.
revista.one/