“Me buzët qenke marshallah”, Rinian Leka nuk përmbahet përpara Ester Bylykut
May 29, 2021Rinian Leka një nga djemtë më trendi të momentit, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, kundër të tjera është bërë pjesë e një sfide të vështirë.
Atij iu kërkua të bënte makeup-in e moderatores Ester Bylyku, por teksa ishte pranë saj, me sytë e mbyllur, nuk u përmbajt, dhe nisi ta komplimentonte Esterin për tiparet e saj.
“Me buzët qenke marshallah” u shpreh Riniani, ndërkohë që i prekte buzët Esterit dhe djersitej nga sikleti.
Gjatë intervistës, Riniani tregoi dhe dy oferta të çmendura që kishte marrë nga dy femra. “Në fakt kanë qenë 2. Njëra më ka ofruar 70 mijë dollarë, ndërsa tjetra 50 mijë. Të dyja jetonin në Amerikë, dhe kërkonin të kishin fëmijë me mua. Nuk dëshironin që unë të mbaja asnjë përgjegjësi për fëmijën, vetëm të isha babai, dhe shpresonin që do të më ngjante mua. Por kam refuzuar, nuk do të pranoja për asnjë arsye në botë”, tha Riniani.
/Rtvora/