Koronavirusi, 12 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Koronavirusi, 12 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

May 29, 2021 0

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 12 orët e fundit janë infektuar me koronavirus 12 persona si dhe një pacient ka humbur jetën. Kështu numri i personave që janë infektuar me covid që ka fillimi i pandemisë ka shkuar në 132,297, ndërsa ai i viktimave në 2,449.

Janë kryer 3255 testime dhe rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë, Korçë, 1 rast në Fier, Devoll, Prrenjas, Kolonjë, Sarandë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare nga Saranda, 89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,215 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk mund të ruhet distancimi fizik, kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (29 Maj 2021)
Raste të reja ditore        12
Të shëruar në 24 orë      118
Të shtruar në spitale      41
Humbje jete në 24 orë   1
Testime ditore                3255

Testime totale             715,526
Raste pozitive             132,297
Raste të shëruara        129,215
Raste Aktive                  633
Humbje jete                  2,449

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë         291
Korçë            83
Shkodër       73
Vlorë             33
Elbasan        32
Berat             36
Lezhë           27
Gjirokastër   19
Fier               11
Kukës           10
Durrës          14
Dibër          4

revista.one/