Sandalet me çorape është trend i ri i sezonit të verës 2021

Sandalet me çorape është trend i ri i sezonit të verës 2021

May 30, 2021 0

Duke filluar me fushatat e Gucci, përmes Prada, Dior te Fendi – çorapet dhe sandalet janë një hit i sezonit të verës 2021.

Kombinimi i çorapeve dhe sandaleve është përsëri në trend. Kjo del duke gjykuar nga postimet në rrjetet sociale, por edhe koleksionet e reja të markave kryesore të modës.

Edhe pse ky kombinim shpesh konsiderohej i papëlqyeshëm, shumë marka të modës vendosën ta shperfillin këtë qëndrim.

Pasi një numër i të famshmëve, si këngëtarja Rihanna, modelja Kendall Jenner dhe aktorja Sophie Turner, ndër të tjera, përqafuan këtë trend të modës, çorapet duket se po kthehen në derën e madhe.

Sandalet me çorape nuk janë një fenomen i ri. Megjithatë, këtë sezon, me ‘miratimin’ edhe në rrjetet sociale, ky kombinim mori shumë më shumë mbështetës sesa në vitet e mëparshme. revista.one