(Video) Vrasja në Athinë, nëna qan greqisht të birin, akuzon shqiptarët

(Video) Vrasja në Athinë, nëna qan greqisht të birin, akuzon shqiptarët

May 30, 2021 0

Një burrë u vra brenda kafenesë në Athinë, ku policia mblodhi të paktën pesë gëzhoja. Të shtënat u dëgjuan sot pasdite (e diel) në një kafene në Rrugën Durrachiou në Sepolia. Sipas informacionit të parë, një person i armatosur dhe i maskuar ka hyrë në kafene dhe ka qëlluar në kokë klientin, një shtetas shqiptar, shkruan news.gr.

Nga emri i tij dhe nga gjuha e nënës, mundet që Papas të jetë minoritar grek nga Shqipëria që ka emigruar në Greqi.

Nëna e viktimës ka thënë për mediat  (Të cilat thonë se ngjarja ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës) se autoritetet e dinë se kush ia ka vrarë djalin, por nuk duan ta kapin. Ajo shpërtheu në lot kur mori vesh lajmin, dhe siç shihet nga video, duke folur greqisht ajo thotë: “Çfarë të bënë o djali im?! Të hëngrën shqiptarët”.

Kush ishte viktima

Sipas TV Alpha, viktima është një 34-vjeçar i cili dyshohet se ishte anëtar i një bande grabitësish. Në fakt, ai kishte qenë shënjestër e një sulmi vrasës tre herë në të kaluarën, por ekzekutuesit nuk kanë arritur ta vrasin.

Aris Papas, 34-vjeç ishte i njohur për policinë pasi ishte i skeduar për vjedhje, grabitje me dhunë dhe vrasje e mbetur në tentativë. Ndërkohë viktima thuhet se ruhej nga një atentat i mundshëm. Ai lëvizte me anti plumb dhe i armatosur ku edhe u arrestua nga policia pikërisht për këtë. Papas ishte qëlluar nga persona të panjohur pranë stacionit të Larissa më 26 maj 2019 dhe ishte plagosur rëndë. Gjithashtu ai kishte rënë pre e një atentati në shkurt të këtij viti, por atëherë mundi të mbijetojë.

Në atë kohë, autorët kishin hipur në një taksi dhe po kërkonin të riun e ri në rrugicat e Agios Panteleimon. Kur e lokalizuan në kryqëzimin e rrugëve Michail Voda dhe Agorakritou, ata e qëlluan atë përmes taksisë dhe i kërkuan shoferit të vazhdonte kursin. Afër stacionit të Larissa, automjeti ngadalësoi, autorët panë një patrulle policie në një distancë të shkurtër, u trembën dhe u larguan nga automjeti. Viktima u plagos në anën e djathtë dhe u transportua në Kryqin e Kuq, ku iu dha ndihma e parë dhe u la.

revista.one/