Nën hetim për videot në “Tik-Tok”, kryegjyqtarja e Elbasanit bënte paradë mode në gjykatë

Nën hetim për videot në “Tik-Tok”, kryegjyqtarja e Elbasanit bënte paradë mode në gjykatë

May 31, 2021 0

Nën hetim për videot në “Tik-Tok”, kryegjyqtarja e Elbasanit bënte paradë mode në gjykatë

Kjo e fundit kishte hapur llogari në Tik Tok, ku publikonte video duke bërë sfilatë nëpër korridoret e gjykatës, ndërkohë që në një nga videot ka nxjerrë edhe një këngë ku thuhet “mafia mafia, rrethi im është mafia”.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, gjyqtarja Enkeleda Kapedani shfaqet dhe në vendin e saj të punës, në zyrat e Gjykatës së Elbasanit duke bërë paradë me veshjet e saj.

Gjyqtarja mban rekord për lirimin e të fortëve para kohe nga burgu, një prej të cilëve i forti i bandës së Gaxhait Viktor Ymeri.

Kryetarja në detyrë e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, reagon pas publikimit të videove në rrjetin social “Tik-Tok”, të cilat magjistratja i bënte brenda ambienteve të Gjykatës.

Lidhur me videot e publikuara në “Tik-Tok”, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë urdhëroi nisjen e hetimit disiplinor për kryegjyqtaren, e cila me emërim është nënkryetare e këtij institucioni.

Kryegjyqtarja Kapedani është shprehur se nuk ka “Tik-Tok”, ndërsa kërkon hetim të rastit për zbulimin e të vërtetës.

“Nuk disponoj “Tik-Tok”. Do hetohet rasti qe te zbulohet e vërteta. Ne momentin e duhur do vleresoj rastin dhe do ndjek rrugen ligjore. Nuk publikoj asjehere here ne rrjetet sociale foto apo video ne momentet e punes , por vetem familjen dhe fëmijët. Publikoj rralle foto me familjen dhe fëmijët”, ka thënë kryetarja e Gjykatës së Elbasanit.

Ndërkohë, në një reagim të dytë, kryegjyqtarja Kapedani thekson se “Qëndrimi im në lidhje me shpërndarjen e disa vidiove nëpër media. Si gjyqtare në radhë të parë dhe si nënkryetare e Gjykatës ndjehem keq nga publikimi i këtyre videove vetëm për të më dëmtuar imazhin. Unë si gjyqtare e kam të ndaluar të komentoj, por do pres me qetësi verifikimin e kësaj situate.

As si individ as si gjyqtare nuk jam krenare për vidiot e publikuara. Shpresoj që ky sulm mos të jetë ndaj meje sepse jam grua dhe nene.

Ndërsa kërkoj ndjesë për cilindo që është ndjer keq nga ato video. Dua të theksoj me forcë se asnjë insinuatë apo përbaltje nuk do më influencojnë të jap drejtësi dhe të punoj ndershmërisht si deri më sot”.

Reagimi i ministres

Në një postim në twitter, Gjonaj thekson se që prej vitit 2019 i ka kërkuar KLGJ verifikimin dhe marrjen e masave pas lirimit të një të dënuari.

Sipas ministres, gjyqtarët si Enkeleda Kapedani janë ata që ende nuk kanë kaluar vettingun.  “Kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund”, thotë Gjonaj.

“Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, i kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.

Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda!

#ReformaNukDoNdalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund”, shprehet Gjonaj.

revista.one/