Mevlani, buqetë me lule dhe një pusullë Antonelës, reagon Ledjana
March 5, 2021Puntata e sotme e “Për’puthen” është shoqëruar me emocione të forta pasi Mevlani i dhuroi një buqetë me lule Antonelës, ku kishte dhe një pusullë dhe një mesazh:
“Antonela më fal për çdo herë kur të kam mërzit, ama nëse përfundimi do të jetë bashkë, do ta mbush çdo ditë me lule”, shkruhej në pusullë.
Ledjana u prek dhe u përlot pas këtij veprimi të Mevlanit, dhe zgjodhi të largohej nga studioja.
Kjo bëri që Mevlani t’i shkonte nga pas duke mos qëndruar për të komentuar takimin e tij me Antonelën.
Nga ana tjetër, Antonela kërkoi atij që të shkonte ta merrte Ledjanën, duke thënë se takimi nuk mund të jepej pa prezencën e tij.
“Nuk dua ta komentoj takimin pa Mevlanin, nëse më lejon dua të shkoj ta marr, të vijë këtu”, tha ajo.
Pas disa minutash Mevlani dhe Ledjana u rikthyen në studio, ndërsa kjo e fundit kërkoi ndjesë për largimin e saj.
“U preka nga fjalët që ai i kishte shkruar Antonelës. ‘Nëse ne do përputhemi bashkë…’, do të thotë që ai bën një diferencim dhe këtë jam kam kërkuar prej kohësh, që ta bëjë një diferencim sepse unë prekem shumë, nuk e përballoj dot. Kam një pëlqim të fortë për Mevlanin dhe e kam pranuar dhe më bën të zhgënjehem nga gjërat që ai bën. E ndjeja veten të paaftë për ta parë takimin që kur erdha në studio”, tha ajo.